Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR PUNËSIM ME KONTRATE SHËRBIMI

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Në Zbatim Të VKM Nr. 914, Datë 29.12.2014 “Për Miratimin e Rregullave Të Prokurimit Publik” e Ndryshuar, Neni 58, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Kërkon Të Punësojë Një Ekspert Të Jashtëm Të Fushës, i Cili Plotëson Kriteret e Mëposhtëm - Të ketë përfunduar studimet universitare master shkencor, inxhinier ndërtimi; - Të ketë licencë profesionale të dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Licencë të pajisur nga Komisioni i posaçëm i dhënies së Licencave Profesionale në fushën e studim projektimit dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të ndërtimit.) - Të ketë aftësi të mira komunikuese; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet. Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll-Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente - Kërkesë me shkrim; - Jetëshkrim sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimi); - Kopje të noterizuar të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje të noterizuar të licencës profesionale në fushën e studim projektimit dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të ndërtimit Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s ‘kualifikim të kandidatit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **brenda datës 15.08.2019** **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 9 August, 2019 | Previous KRITERET E PUNËSIMIT PËR “INXHINIER BIOMEDICAL” NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË Next KRITERET E PUNËSIMIT PËR “ADMINISTRATOR” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pun%C3%ABsim-me-kontrate-sh%C3%ABrbimi-at-university-of-medicine-tirana-4398945607
Niveli: mid level

Publikuar 07/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme