Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM- PËR SPECIALIST PËR ÇËSHTJET AKADEMIKE, KARRIERËN DHE MARRËDHËNIET ME STUDENTËT, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE”, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr. 104, datë 14.10.2020 shpall konkursin për 1 (një) pozicion pune Personel Ndihmësakademik Me Karakter Administrativ “Specialist Për Çështjet Akademike, Karrierën Dhe Marrëdhëniet Me Studentët, Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë,, Si Më Poshtë Vijon - Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist për çështjet akademike, karrierën dhe marrëdhëniet me studentët, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë: **Kritere Të Përgjithshme** - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale; - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; - Të mos ketë masa disiplinore në fuqi; - Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës; **Kritere Preferenciale** - Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND) - Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite; - Të zotërojë me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office; - Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht); - Të njohë dhe të ketë eksperiencë pune në menaxhimin me studentët sipas cikleve të studimit dhe në përfundim të studimeve të tyre; - Të ketë eksperience të mëparshme mbi koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve të edukimit, marrëdhënieve dhe komunikimit me të tretët, konsulencën dhe këshillimin e karrierës; - Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup; **Dokumentacioni i Kërkuar** Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit); - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office; - Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit - Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi; *Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.* Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr. 232, Tiranë) ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** : **26.10.2020- 06.11.2020 (10 ditë pune)** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”; - Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimit, pranimet në programet sipas cikleve të studimit, si dhe Kodin e Cilësisë; - Njohuri mbi sistemin para universitar në Republikën e Shqipërisë. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 26 October, 2020 | Previous NJOFTIM- PËR 1 (NJË) VEND, NË POZICIONIN PËRGJEGJËS SEKTORI I PROKURIMEVE, DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË. Next NJOFTIM- PËR 2 (DY) VENDE PUNE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-specialist-p%C3%ABr-%C3%A7%C3%ABshtjet-akademike-karrier%C3%ABn-dhe-marr%C3%ABdh%C3%ABniet-me-student%C3%ABt-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare%E2%80%9D-universitetit-t%C3%AB-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397491294
Niveli: senior

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme