Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR TRE VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË E BUXHETIT DHE INVESTIMEVE; SPECIALIST FINANCE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË; SPECIALIST FINANCE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për tre pozicione pune personel administrativ bazuar në Ligjin nr. 80/2015 *“Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, - Drejtor në Drejtorinë e Buxhetit dhe Investimeve - Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë - Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë Dentare - Drejtor në Drejtorinë e Buxhetit dhe Investimeve - Përshkrimi përgjithësues i punës: - Organizon dhe ndjek punën për planifikimin, hartimin, zbatimin dhe ndjekjen e buxhetit. - Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e sektorëve. - Udhëheq punonjësit e sektorëve duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe duke udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara. - Sugjeron hartimin e politikave buxhetore dhe ndjekjen e procedurave për menaxhimin me eficencë dhe efektivitet të fondeve buxhetore. - Merr pjesë në hartimin e politikave buxhetore, planeve strategjike apo çdo dokumenti tjetër të hartuar nga vetë institucioni apo në bashkëpunim me institucione të tjera; kur kërkohet kontributi dhe mendimi i tij. - Në pozicionin e Nëpunësit Zbatues ndjek detyrat, që rrjedhin nga Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” si dhe aktet e tjera në zbatim të tyre. - Në fillim të çdo viti buxhetor ndërmerr me Përgjegjësin e Sektorit të Financës ndarjen e planit të fondeve buxhetore sipas njësive ekonomike nëpër fakultete dhe koordinon punën për realizimin e planit të buxhetit dhe të detyrave të tij; - Ndjek shpenzimet e buxhetit dhe të fondeve të tjera që disponon Universiteti; - Kriteret: Kandidati Për Vendin e Punës “ *Drejtor Në Drejtorinë e Buxhetit Dhe Investimeve* ”, Duhet Të Plotësojë Këto Kritere : - Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën e Financës; - Të ketë jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) vite eksperiencë pune në financë; - Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit; Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente: - Kërkesë me shkrim; - Jetëshkrim sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të letërnjoftimit (ID). - Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar); - Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë); - Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji; - Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj; - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Dëshmi penaliteti; - Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: - Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, të ndryshuar, - Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik. - Specialist finance në Fakultetin e Mjekësisë - Specialist finance në Fakultetin e Mjekësisë Dentare - Përshkrimi përgjithësues i punës : - Menaxhon fondet buxhetore të miratuara duke siguruar përdorimin me efektivitet dhe në përputhje me legjslacionin në fuqi për fondet publike; - Përgatit raportime mbi përdorimin e fondeve të buxhetit për shpenzimet (pagat., sigurimet shoqërore e shëndetësore, shpenzimet operative dhe investimet); - Ndjek detyrat, që rrjedhin nga Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” si dhe aktet e tjera në zbatim të tyre. - Mban llogaritë financiare në përputhje me aktet ligjore në fuqi për kontabilitetin; - Harton urdhër pagesat e shpenzimet për Degën e Thesarit dhe për bankat - Përgatit evidencat statistikore financiare - Harton bilancin financiar vjetor - Evidenton shpenzimet mujore dhe vjetore sipas zërave të buxhetit nëpermjet ditarëve përkatës - Kriteret: Kandidati Për Vendin e Punës *“* *Specialist Finance Në Fakultetin e Mjekësisë”* dhe *“Specialist Finance Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare* *”,* Duhet Të Plotësojë Këto Kritere : - Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master Profesional/ Master Shkencor në degën e Financës; - Të ketë eksperienca pune në fushën e financës; - Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit; Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente: - Kërkesë me shkrim; - Jetëshkrim sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të letërnjoftimit (ID). - Kopje të diplomës Bachelor/ Master dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar); - Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë); - Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji; - Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj; - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Dëshmi penaliteti; - Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: - Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” , të ndryshuar, - Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik. ****Mënyra e Vlerësimit:**** Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **14.05.2018 – 25.05.2018 (10 ditë pune).** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 14 May, 2018 | Previous NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME Next NJOFTIM PËR DY VENDE TË LIRA PUNE: PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË PROKURIMEVE NË DREJTORINË E BUXHETIT DHE INVESTIMEVE; SPECIALIST I SEKTORIT TË PROKURIMEVE Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-tre-vende-t%C3%AB-lira-pune-drejtor-n%C3%AB-drejtorin%C3%AB-e-buxhetit-dhe-investimeve-specialist-finance-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-specialist-finance-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare-at-university-of-medicine-tirana-4387820428
Niveli: senior

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme