Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM- PËR VEND PUNE PERSONEL AKADEMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kandidatët Konkurentë Për Pozicionin e Punës Vacant “Personel Akademik” 1 (një) Vend NëØ Departamentin e Terapisë Stomatologjike, Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr. 122, datë 11.11.2020 shpall konkursin për pozicionin e punës 1 (një) vend vakant për “Personel Akademik” në Departamentin e Terapise Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,, si më poshtë vijon: **Kritere Të Përgjithshme** - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; - Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë ose Fakultetin e Mjekësisë Dentare, dega Stomatologji, studime universitare Brenda ose jashtë vendit. - Të ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 9 (nëntë). - Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht); - Të zotërojë aftësi profesionale për vendin e punës që konkurron; **Kritere specifike (të veçanta)** - Të ketë specializim, master ose provim pasuniversitar specialiteti pedodonti (nota mesatare mbi 9); - Kandidati të jetë me Doktoraturë në fushën e pedodontisë. - Të ketë mbi 15 vjet eksperiencë pune në pedodonti. - Të ketë mbi 10 vjetë experiencë në mësimdhënie në lëndën e pedodontisë. - Të ketë liçensë profesionale të ushtrimit të profesionit. - Të ketë pjesmarrje active në veprimtari kërkimore ose aktivitete shkencore në fushën e pedodontisë. **Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit); - Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Per diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokpje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje; 6. Dëshmi të pjesmarrjes në konferenca apo seminare etj. - Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve. - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 11. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015; - Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, pranë zyrës së ProtokollArkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr. 232, Tiranë) Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 16.11.2020- 27.11.2020 (10 ditë pune) **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për përsonel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i puplikuar ne faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 16 November, 2020 | Previous NJOFTIM- PËR 2 (DY) VENDE PUNE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Next NJOFTIM- PËR VEND PUNE PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vend-pune-personel-akademik-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare-universitetit-t%C3%AB-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397479755
Niveli: mid level

Publikuar 04/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme