Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË TË PËRKOHSHME “SPECIALIST I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT”

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr.80/2015 *“Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 *“Kodit i Punës për Republikën e Shqipërisë”,* i ndryshuar, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit i Mjekësisë,Tiranë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel administrativ me kontratë të përkohshme *“Specialist i Teknologjisë së Informacionit”,* - Kriteret: Kandidati Për Vendin e Punës Me Kontratë Të Përkohshme “Specialist i Teknologjisë Së Informacionit”, Propozohet Të Plotësojë Këto Kritere - Të ketë përfunduar studimet Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor në degën e Inxhinierisë Informatike; - Të ketë eksperiencë punë në fushën përkatëse; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur. Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente - Kërkesë me shkrim; - Jetëshkrim; - Kopje të diplomës Bachelor dhe Master dhe të listave të notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit; - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar); - Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj; - Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë); - Dëshmi penaliteti; - Fotokopje të letërnjoftimit (ID). Afati i dorëzimit të dokumentacionit është: **07.05.2018-18.05.2018** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al - Mënyra e vlerësimit: Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. 14 May, 2018 | Previous Njoftim për vend të lirë pune për personel akademik në Fakultetin Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Next NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-per-vend-te-lire-pune-personel-administrativ-me-kontrat%C3%AB-t%C3%AB-p%C3%ABrkohshme-%E2%80%9Cspecialist-i-teknologjis%C3%AB-s%C3%AB-informacionit%E2%80%9D-at-university-of-medicine-tirana-4405231101
Niveli: senior

Publikuar 22/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme