Kthehu te lista
Punë

Njoftim për vend vakant: “Laborante” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në ligjin nr. 80/2015 *“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, shpall konkursin për pozicion pune personel ndihmësakademik “ *Laborant”* me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare. - Përshkrimi përgjithësues i punës: - Demostron gjithë etapat e përgatitjes së protezave të ndryshme; - Kontrollon punën e studentëve për cdo proçes në praktikën laboratorike; - Bën vlerësimin e punimit të përfunduar; - Ndihmon dhe kontrollon studentët në vizatimin e të gjithë dhëmbëve; - Demostron përpara studentëve të gjitha etapat e përgatitjes laboratorike të Protezës Parciale, Protezës Totale, si dhe Protezës Fikse; - I siguron pedagogut të gjitha materialet për zhvillimin normal të praktikës laboratorike; - Bën demostrimin e skulptimit të dhëmbëve, duke kontrolluar dhe vlerësuar ato; - Merr pjesë në derdhjen e modeleve dhe vendosjen e këtyre modeleve në forma; - Ruan bazën materiale që ka në ngarkim; - Realizon të gjitha detyrat e tjera që i ngarkohen nga eprorët. - Kriteret: **Kriteret e Përgjithshme** Kandidatët për vendin e punës “ *Laborant* ” me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, duhet të plotësojnë këto kritere : - Të ketë përfunduar arsimin e lartë - Të ketë eksperienca pune në fushën përkatëse; - Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të zotëroj një gjuhë të huaj perëndimore (gjuha angleze përbën avantazh); - Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuara me dëshminë përkatëse; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna **Kriteret Preferenciale** - Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin Stomatologji - Të ketë eksperienca pune në fushën përkatëse mbi 5 vjet; - Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup; Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente - Kërkesë me shkrim; - Jetëshkrim sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të letërnjoftimit (ID). - Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar); - Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë); - Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji; - Dokumentacion nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj; - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Dëshmi penaliteti; - Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative. **Mënyra e Vlerësimit** Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **15.10.2018 – 26.10.2018 (10 ditë pune).** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 15 October, 2018 | Previous Njoftim për vende të lira pune: “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike Next Njoftim për vende të lira pune: personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të plotë, në Fakultetin e Mjekësisë Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vend-vakant-%E2%80%9Claborante%E2%80%9D-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare-at-university-of-medicine-tirana-4375479373
Niveli: mid level

Publikuar 19/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme