Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: “PËRGJEGJËS”, NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE, PRANË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE JURIDIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmësakademik me karakter administrativ, “ *Përgjegjës”* , në Sektorin e Shërbimeve Juridike, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, **Kriteret** Kandidatët për “Përgjegjës” në Sektorin e Shërbimeve Juridike, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë këto kritere: - Të zotëroj diplomë të nivelit MSC, ose ekuivalente me të (DIND) në shkenca juridike; - Të ketë eksperiencë punë, jo më pak se 5 (pesë) vite, eksperienca e punës në Institucione të Arsimit të Lartë përben avantazh; - Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office. - Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht). - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; - Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; **Dokumentacioni i kërkuar** Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentat Si Më Poshtë - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji; - Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë. - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. *Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.* *Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhen pjesë e arkivës së Institucionit.* Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë) ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** : **11.11.2019-22.11.2019 (10 ditë pune)** **Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:** - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative. **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 11 November, 2019 | Previous NJOFTIM PËR VEND VAKAND: "PERSONEL AKADEMIK", NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Next NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE: 1. PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE DHE PROTOKOLL ARKIVËS, PRANË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE JURIDIKE DHE BURIMEVE NJERËZORE, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË 2. PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E KOORDINIMIT INSTITUCIONAL, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vend-vakant-%E2%80%9Cp%C3%ABrgjegj%C3%ABs%E2%80%9D-n%C3%AB-sektorin-e-sh%C3%ABrbimeve-juridike-pran%C3%AB-drejtoris%C3%AB-s%C3%AB-sh%C3%ABrbimeve-juridike-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4374171173
Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme