Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE PARAKLINIKE, LËNDA METODOLOGJI E KËRKIMIT SHKENCOR, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Lënda Metodologji e Kërkimit Shkencor, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, **Kritere Të Përgjithshme** Kandidatët konkurrentë për vendin vakant (1 vend) për Personel Akademik në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Lënda Metodologji e Kërkimit Shkencor, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, duhet të plotësojnë: - Të jetë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; - Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme (studime universitare brenda ose jashtë vendit); - Të ket përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8(tetë); - Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht); - Të ketë gradën shkencore “Doktor”; - Të ketë eksperiencë pune mbi 10 vjet; - Të ketë eksperiencë në mësimdhënien; - Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në fushën e mjekësisë; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; - Të jet në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e pushimit nga puna; - Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron; **Kritere Të Preferenciale** - Preferohen kandidatët nga kategoria “Profesor”; - Preferohen kandidatët që kanë përfunduar studimet universitare dhe të mëtejshme në universitete të njohura jasht vendit; - Preferohen kandidatë që kanë gradë apo titull shkencorë të fituara në universitete të njohura jashtë vendit; - Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari dhe/ ose aktivitete shkencore në fushën përkatëse; - Preferohen kandidatë me përvojë pune dhe pjesmarrje në projekte kombëtare ose ndërkombëtare; - Preferohet të ketë botime dhe artikuj shkencorë në fushën përkatëse. **Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion** - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje; - Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj. - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike. - Kopje e noterizuar e librezës së punës(të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj. - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj. - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015; - Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit *Dokumentacioni i dorëzuar nuk* *mund t* *’ju kthehet* *konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.* **Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, në zyrën e Protokolli** **t të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike** **(Adresa: Rr. e Dibrës, Brenda QSU “Nënë Tereza”, Tiranë), në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë** **.** **Afati i dorëzimit të dokumentacionit** : **09.** **03.20** **20-** **23.** **03.20** **20 (10 ditë pune)** **.** **Mënyra e Vlerësimit** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 10 March, 2020 | Previous NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E MORFOLOGJISË, LËNDA HISTOLOGJI-EMBRIOLOGJI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË. Next NJOFTIM PËR VEND VAKANT: PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISE “SHERBIMI I KIRURGJISE SE PERGJITHSHME, KLINIKA I” PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vend-vakant-personel-akademik-n%C3%AB-departamentin-e-l%C3%ABnd%C3%ABve-paraklinike-l%C3%ABnda-metodologji-e-k%C3%ABrkimit-shkencor-n%C3%AB-fakultetin-e-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4374155960
Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme