Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE “ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË”, “AMINISTRATOR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE” DHE “ADMINISTRATOR NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE”

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për Pozicione Pune Bazuar Në Ligjin Nr.80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë” Dhe Vendimin Nr. 6 Datë 20.02.2018 Të Bordit Të Administrimit Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë , Për Vendet e Punës - Administrator në Fakultetin e Mjekësisë - Administrator në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike - Administrator në Fakultetin e Mjekësisë Dentare **Përshkrimi Përgjithësues i Punës** Sipas nenit 54 *“* *Funksionet e administratorit të njësisë kryesore në institucionet e arsimit të lartë”* të ligjit nr.80/2015 *“Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”. - Kriteret: **Kandidati Duhet Të Plotësojë Këto Kritere** - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master i Shkencave” në fushën e drejtësisë ose të ekonomisë dhe përvojë pune së paku 5 (pesë) vite në këto fusha; - Të ketë përvojë pune në buxhetimin dhe menaxhimin e fondeve, së paku 3 (tre) vjet; - Të mos jetë i dënuar për ndjekje penale dhe të mos jetë dhënë ndaj tij masë e sigurimit personal; - Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit; - Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës; - Të zotërojë gjuhën angleze, një gjuhë e dytë e Komunitetit Evropian përbën avantazh. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje të noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njehësimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (të dy cikleve të studimit); - Kopje e librezës së punës e noteruar; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë); - Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji; - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Dëshmi të njohjes të gjuhës së huaj (të noteruar); - Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmenduara në jetëshkrim; - Referenca nga punëdhënësit të mëparshëm që provojnë vlerësime pozitive në punë; - Dëshmi penaliteti. Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja, pranë Zyrës së Protokollit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** me postë ose dorazi: **05.03.2018 – 19.03.2018.** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. - Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: - Njohuri mbi ligjin nr.80/2015“Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; - Njohuri mbi ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, I ndryshuar me Ligjin nr. 110/2015, datë 15.10.2015 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”; - Njohuri mbi ligjin nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; - Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”; - Njohuri mbi ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit. - Mënyra e vlerësimit: Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al. ***Publikuar më 28.02.2018.*** 28 February, 2018 | Previous NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE 15.01.2018 Next NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL AKADEMIK ME KONTRATË 1 (NJË) VJEÇARE NË DEPARTAMENTIN E DIAGNOSTIKËS DHE REHABILITITMIT SHËNDETËSOR DHE INFERMIERISTIKËS NË KIRURGJI, INFERMIERISTIKËS NË OBSTETRIK GJINEKOLOGJI, PROFILI “IMAZHERI” NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-%E2%80%9Cadministrator-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB%E2%80%9D-%E2%80%9Caministrator-n%C3%AB-fakultetin-e-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike%E2%80%9D-dhe-%E2%80%9Cadministrator-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare%E2%80%9D-at-university-of-medicine-tirana-4387806949
Niveli: mid level

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme