Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për një pozicione pune bazuar në Ligjin nr. 80/2015 *“Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, - Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme - Kriteret: Kandidati Për Vendin e Punës “Drejtor Në Drejtorinë Shërbimeve Të Përgjithshme”, Duhet Të Plotësojë Këto Kritere - Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”; - Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite eksperiencë pune; - Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit; Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente - Kërkesë me shkrim; - Jetëshkrim sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të letërnjoftimit (ID). - Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar); - Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë); - Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji; - Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj; - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Dëshmi penaliteti; - Mënyra e vlerësimit: Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **14.05.2018 – 25.05.2018 (10 ditë pune).** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 14 May, 2018 | Previous NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË TË PËRKOHSHME “SPECIALIST I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT” Next NJOFTIM PËR TRE VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË E BUXHETIT DHE INVESTIMEVE; SPECIALIST FINANCE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË; SPECIALIST FINANCE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-drejtor-n%C3%AB-drejtorin%C3%AB-sh%C3%ABrbimeve-t%C3%AB-p%C3%ABrgjithshme-at-university-of-medicine-tirana-4387816510
Niveli: mid level

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme