Kthehu te lista
Punë

Njoftim për vende të lira pune: “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në ligjin nr. 80/2015 *“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, shpall konkursin për pozicion pune personel ndihmësakademik me karakter administrativ “ *Kryesekretare”* në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike. - Përshkrimi përgjithësues i punës: - Ndjek dhe kontrollon procesin e rregjistrimit të studenteve të rinj nga matura shteterore, të studentëve të ciklit të dytë të studimeve si dhe të studentëve të Trojeve. - Kontrollon ecurinë e sezoneve sipas cikleve dhe programeve të studimit - Kontrollon hedhjen e të dhënave në Regjistrin Themeltar, përgatitjen e listave emërore sipas viteve dhe grupeve, hapjen e regjistrave të notave, hedhjen e notave në regjistrin e notave si dhe listat e studentëve të hartuara nga sekretaret mësimore për kalimin e studenteve në vitin pasardhës. - Merr pjesë në planifikimin e strukturës mësimore si dhe në përcaktimin e datave të provimeve. - Merr pjesë në shqyrtimin e kërkesave për ripranime studentësh, për sezone individuale në përputhje me Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë Tiranë - Kontrollon përpunimin e statistikave për studentet sipas programeve të studimit. - Harton vërtetimet për konfirmim të ndjekjes së studimeve dhe pajis studentët me Programet Mësimore sipas cikleve të studimit. - Kryen verifikimin e të gjithë dokumentacioneve për notat, vërtetimet dhe programet mësimore (konfirmim dokumentacioni) që vijnë nga Rektorati dhe mban përgjegjësi për to. - Ndjek procesin e matrikullimit të studentëve pranë Rektoratit dhe A.K.P - Ndjek realizimin e pagesës së tarifës së shkollimit në bashkëpunim me degën e finances - Angazhohet për shpërndarjen e diplomave të studentëve të diplomuar sipas cikleve të studimit dhe programeve të studimit. - Ka përgjegjësi konform ligjeve në fuqi për arkivimin e dokumentacionit të sekretarisë mësimore. - Kriteret: **Kriteret e Përgjithshme** Kandidatët për vendin e punës “ *Kryesekretare”* në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, duhet të plotësojnë këto kritere : - Të kenë përfunduar arsimin e lartë ( Diplomë të integruar/ master shkencor) - Të ketë eksperienca pune në administratë; - Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj; - Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office, të vërtetuara me dëshminë përkatëse; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna **Kriteret Preferenciale** - Të ketë përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë; - Preferohet të zotëroj gjuhën angleze; - Të ketë aftësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese; Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente - Kërkesë me shkrim; - Jetëshkrim sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të letërnjoftimit (ID). - Kopje të diplomës Master Shkencor dhe Bachelor dhe të listës së notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar); - Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë); - Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji; - Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk është marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna ; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj; - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë; - Dëshmi penaliteti; - Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative. **Mënyra e Vlerësimit** Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **01.10.2018 – 12.10.2018 (10 ditë pune).** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 1 October, 2018 | Previous NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV “SPECIALIST I SHËRBIMEVE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË Next Njoftim për vend vakant: “Laborante” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-%E2%80%9Ckryesekretare%E2%80%9D-n%C3%AB-fakultetin-e-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike-at-university-of-medicine-tirana-4405219146
Niveli: mid level

Publikuar 22/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme