Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkurset Për Personel Akademik Me Kohë Të Pjesshme Për Vitin Akademik 2017-2018 Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare Si Më Poshtë Vijon **Kriteret e përgjithshme për personel akademik me kohë të pjesshme në :** - Dermatologji dhe Venerologji **Kriteret Që Duhet Të Plotësojnë Kandidatët** - Të jetë i diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse - Të ketë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8. Në rastin kur nuk paraqiten brenda afatit 7 (shtatë) ditor kandidatë me notë mesatare mbi 8 (tetë), mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, pas miratimit paraprak nga Departamenti përkatës. - Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet në specialitetin përkatës. - Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore. Preferohet gjuha angleze - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata. **Kriteret Preferenciale** - Të ketë gradën “Doktor” në fushën përkatëse - Të jetë i diplomuar në fakultetin përkatës në “Master Shkencor” dhe / ose Doktoraturë - Të ketë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në kërkim shkencor - Të ketë eksperincë pune dhe në mësimdhënie në fushën përkatëse **Dokumentacioni që do të dorëzohet nga personeli akademik me kohë të pjesshme:** - Kërkesë me shkrim drejtuar departamentit ku do të konkurrojë - Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit - Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon - Dokument identifikimi - Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listë së notave të të gjitha programeve të studimit (Bachelor, Master Shkencor, Doktoraturë) - Fotokopje të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit - Kopje të noteruara të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura (e detyrueshme të paktën një) - Kopje të noteruar të librezës së punës - Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qendra e punës - Dëshmi penaliteti - Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar (dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë) Afati i dorëzimit të dosjeve pranë Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë Dentare është **13.11.2017** – **21.11.2017.** *Kontakti:burimet.njerezore@umed.edu.al* **REKTORATI** **Publikuar më 06.11.2017** 6 November, 2017 | Previous NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE –09.10.2017 Next NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE PËR VITIN AKADEMIK 2017 – 2018 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-p%C3%ABr-personel-akademik-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-pjesshme-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4387826183
Niveli: mid level

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme