Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, UNIVERSITETI “LUARASI”

Luarasi University Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Posted on 24 Jan 2025 / off / Web Admin NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT “ADMINISTRIM BIZNESI”, UNIVERSITETI “LUARASI” Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universiteti “Luarasi”, “ Për punësimin e personelit akademik me kohë të plote për vitin akademik 2024 – 2025”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për Përgjegjës Departamenti “Administrim Biznes”, Fakulteti Ekonomik. *Përshkrimi i vendit të punës* Drejton, organizon dhe mbikëqyr veprimtarinë akademike dhe administrative të Departamentit. Harton dhe zbaton planet strategjike për zhvillimin e Departamentit. Siguron cilësi akademike në përputhje me standartet e Institucionit dhe tregut të punës. Përmirëson kurrikulat në përputhje me nevojat e tregut dhe kërkesat akademike. Mbështet stafin akademik në zhvillimin profesional dhe hulumtimin shkencor. Kordinon aktivitet akademike dhe administrative të Fakultetit. Përmirëson proceset administrative. *Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët* - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron; - Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie. - Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim; - Të jetë i aftë nga ana shëndetësore; **Kriteret Bazë** - Të jetë diplomuar në Fakultet Ekonomie; - Të ketë, minimumi, Gradën PhD, “Doktor i Shkencave” në ekonomi; - Të ketë punuar të paktën 3 (tre) vjet si pedagog me kohë të plotë ose të pjesshme në Arsimin e Lartë; - Të zotërojë gjuhën Angleze me shkrim dhe të folur. - Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. **Dokumentacioni i Kërkuar** - Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”; - Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi). - Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë; - Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL; - Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore. - Fotokopje të kartës së identitetit, ose të pasaportës; - Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar; - Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj; *Nuk mund të kandidojnë për Përgjegjes Departamenti, kandidatët, të cilët:* - Janë në ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masë e sigurimit personal; - Janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë; - Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore; - Kandidojnë për autoritete të tjera drejtuese. *S’kualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumente të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.* Afati për dorëzimin e dokumenteve është nga deri më **datë 31.01.2025** . **Për Më Shumë Informacion Ju Lutem Kontaktoni** ***Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresën:*** ***E-mail:** hr@luarasi-univ.edu.al* Work & Internship Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-p%C3%ABrgjegj%C3%ABs-i-departamentit-%E2%80%9Cadministrim-biznesi%E2%80%9D-universiteti-%E2%80%9Cluarasi%E2%80%9D-at-luarasi-university-4372230709
Niveli: mid level

Publikuar 13/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme