Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV, “SPECIALIST FINANCE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 *“Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel administrativ “ *Specialist Finance në Fakultetin e Mjekësisë* ”. - Përshkrimi përgjithësues i punës : - Menaxhon fondet buxhetore të miratuara duke siguruar përdorimin me efektivitet dhe në përputhje me legjslacionin në fuqi për fondet publike; - Përgatit raportime mbi përdorimin e fondeve të buxhetit për shpenzimet (pagat., sigurimet shoqërore e shëndetësore, shpenzimet operative dhe investimet); - Ndjek detyrat, që rrjedhin nga Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” si dhe aktet e tjera në zbatim të tyre. - Mban llogaritë financiare në përputhje me aktet ligjore në fuqi për kontabilitetin; - Harton urdhër pagesat e shpenzimet për Degën e Thesarit dhe për bankat - Përgatit evidencat statistikore financiare - Harton bilancin financiar vjetor - Evidenton shpenzimet mujore dhe vjetore sipas zërave të buxhetit nëpermjet ditarëve përkatës - Kriteret: Kandidati Për Vendin e Punës “Specialist Finance Në Fakultetin e Mjekësisë” Duhet Të Plotësojë Këto Kritere - Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master Profesional/ Master Shkencor në shkencat Ekonomike - Të ketë eksperiencë pune në fushën e finances/kontabilitetit - Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze - Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office - Të ketë njohuri të mira të një prej programeve financiare (Alpha, Financa 5); - Të jetë shtetas shqiptar - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit. Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente - Kërkesë me shkrim për aplikim - Jetëshkrim sipas formatit standard (europass) - Fotokopje të letërnjoftimit (ID) - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit) - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj - Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë) - Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji - Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. - Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: - Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” , të ndryshuar, - Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative dhe prokurimit publik. **Mënyra e Vlerësimit** Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë Tiranë brenda afatit: **18.06.2018 – 29.06.2018 (10 ditë pune).** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 18 June, 2018 | Previous NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË KËRKON TË PUNËSOJ NJË EKSPERT TË JASHTËM Next NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-personel-administrativ-%E2%80%9Cspecialist-finance%E2%80%9D-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4387816506
Niveli: senior

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme