Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV “SPECIALIST I SHËRBIMEVE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në Ligjin nr.80/2015 *“Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel administrativ “ *Specialist i Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë* ”. - Përshkrimi përgjithësues i punës : - Mban dhe kontrollon në çdo kohë projektet dhe preventivat që kanë të bëjnë me prokurime të infrastrukturës, ndërtimeve, shërbimeve dhe blerjeve; - Harton planin vjetor të nevojave për materiale, për pajisje dhe shpenzime të brendshme të administratës dhe interesohet për realizimin e këtij plani; - Është përgjegjës për hapat dhe rregullat që duhet të ndiqen për menaxhimin e aktiveve dhe menaxhimin e riskut lidhur me aktivet; - Është përgjegjës për administrimin dhe evidentimini e pasurisë së fakultetit, organizon dhe ndjek hap pas hapi inventarizimin e mjeteve kryesore. - Kujdeset për sigurimin e kushteve normale të punës në zyra dhe të veprimtarisë mësimore në auditor. - Kriteret: Kandidati Për Vendin e Punës “Specialist i Shërbimeve Në Fakultetin e Mjekësisë” Duhet Të Plotësojë Këto Kritere - Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master Profesional/ Master Shkencor në një nga fushat e Ekonomisë; - Të ketë eksperiencë pune në fushën e menaxhimit/financës; - Të ketë njohuri të mira të programit Microsoft Office; - Të ketë njohuri të mira të një prej programeve financiare (Alpha, Financa 5); - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja, gjuha angleze përbën avantazh; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit. - Dokumentacioni i kërkuar: Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente - Kërkesë me shkrim për aplikim - Jetëshkrim sipas formatit standard (europass) - Fotokopje të letërnjoftimit (ID) - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit) - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj - Kopje e noterizuar të dëshmive të njohjes së programeve financiare dhe kompjuterike - Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë) - Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji - Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. - Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë) Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **24.09.2018 – 05.10.2018 (10 ditë pune).** Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 25 September, 2018 | Previous NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST” PRANË NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË Next Njoftim për vende të lira pune: “Kryesekretare” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-personel-administrativ-%E2%80%9Cspecialist-i-sh%C3%ABrbimeve%E2%80%9D-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4387829056
Niveli: senior

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme