Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 *“Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për Pozicionet e Punës Personel Akademik Në Fakultetin e Mjekësisë Si Më Poshtë Vijon: - Personel akademik në Departamentin e Morfologjisë, Lënda Anatomi Normale (3 vende pune) - Personel akademik në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, Lënda Farmakologji (1 vende pune) - Personel akademik në Departamentin e Semiologjisë imazherike dhe klinike(4 vende pune) përkatësisht 2 (dy) vende për Lëndën Semiologji Imazherike dhe 2 (dy) vende për Lëndën Semiologji Klinike **Pozicioni i Punës:** **Personel akademik në** **Departamentin e Morfologjisë, Lënda Anatomi Normale** ( **3 vende pune)** ****Kritere Të Përgjithshme:**** Kandidatët konkurrentë për 3 (tre) vende pune për personel akademik në Departamentin e Morfologjisë, Lënda Anatomi Normale, duhet të plotësojnë: - Të jenë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent; - Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata; - Të zotërojnë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. ****Kritere Specifike:**** - Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare të ponderuar 9 e lart; - Të kenë notën mesatare aritmetike të dy provimeve të lëndës së Anatomi Normale 9 e lart dhe notën mesatare aritmetike të dy provimeve të lëndës së Histologji-Embriologjisë 8 e lart gjatë studimeve të integruara të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”; - Të kenë nivel të njohjes së gjuhës së huaj së paku në nivelin B2 (preferohet gjuhë angleze). - Të kenë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve. ****Kritere Preferenciale:**** - Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe/ose aktivitete shkencore në fushën e Morfologjisë në përgjithësi dhe Anatomisë/Anatomi Klinike në veçanti. *Ju informojmë se kandidatët e kualifikuar duhet të provojnë me testim dijet në fushën e Anatomisë, në nivelin e përshtatshëm për mësimdhënie me studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe në përputhje me plan programet mësimore përkatëse (syllabuset).* **Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion:** - Kërkesë me shkrim; - Curriculum vitae; - Diplomë e studimeve në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent; - Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj; - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose nga trupa akademike në rast se kandidati nuk është i punësuar; - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), nëse ka; - Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve; - Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë); - Kopje të botimeve të artikujve shkencorë, teksteve, revistave, projekte shkencore etj; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj; - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. **Pozicioni i Punës:** **Personel akademik në** **Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, Lënda Farmakologji** ( **1 vende pune)** ****Kritere Specifike:**** Kandidatët konkurrentë për 1 (një) vend pune për personel akademik në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe eksperimentale, Lënda Farmakologji, duhet të plotësojnë: - Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare aritmetike 9 e lart; - Te kenë përfunduar specializimin afatgjatë në mjekësi, dega “Anestezi Reanimacion”; - Të kenë punuar në mësimdhënie në Farmakologji ose Anestezi Reanimacion; - Të kenë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve. ****Kritere Preferenciale:**** - Preferohen kandidatë që kanë minimumi gradën shkencore “Doktor” në fushën e farmakologjisë ose anestezi-reanimacion. **Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion:** - Kërkesë me shkrim; - Curriculum vitae; - Diplomë e studimeve në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent; - Diplomë e studimeve të specializimit afatgjatë në Mjekësi, dega “Anestezi Reanimacion” (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent; - Diplomë e studimeve të doktoraturës në fushën e farmakologjisë ose anestezi-reanimacion (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent; - Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”; - Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të studimeve të specializimit afatgjatë; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj; - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike në rast se kandidati nuk është i punësuar; - Fotokopje e noterizuar të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), nëse ka; - Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj; - Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë); - Kopje të botimeve të artikujve shkencorë, teksteve, revistave, projekte shkencore etj; - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. **Pozicioni i Punës:** **Personel akademik në** **Departamentin e Semiologjisë imazherike dhe klinike** ( **4 vende pune)** **përkatësisht 2 (dy) vende për Lëndën Semiologji Imazherike dhe 2 (dy) vende për Lëndën Semiologji Klinike** ****Kritere Të Përgjithshme:**** Kandidatët konkurrentë për 2 (dy) vende pune për personel akademik në Departamentin e Semiologjisë imazherike dhe klinike, për **Lëndën Semiologji Imazherike** duhet të plotësojnë: - Të jenë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent; - Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar; - Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata; - Të zotërojnë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. ****Kritere Specifike:**** - Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare aritmetike 8 e lart; - Të kenë minimalisht gradën shkencore “Doktor” në fushën e Mjekësisë; - Të ketë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve; - Të ketë përfunduar ciklin e tretë të studimeve në Imazheri. ****Kritere Preferenciale:**** - Preferohen kandidatë me eksperiencë në mësimdhënie në lëndën e Imazherisë në Fakultetin e Mjekësisë; - Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë pune 5 vjeçare në fushën e imazherisë; - Preferohen kandidatë me kualifikime dhe specializime ndërkombëtare në imazheri. ****Kritere Të Përgjithshme:**** Kandidatët konkurrentë për 2 (dy) vende pune për personel akademik në Departamentin e Semiologjisë imazherike dhe klinike, **për Lëndën** **Semiologji Klinike** duhet të plotësojnë: - Të jenë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të jetë bërë njohja nga organi kompetent. - Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar; - Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata; - Të zotërojnë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. ****Kritere Specifike:**** - Të kenë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” me notë mesatare aritmetike 8 e lart; - Të kenë minimalisht gradën shkencore “Doktor” në fushën e Mjekësisë; - Të kenë licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve; - Të kenë mbaruar ciklin e tretë të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë. ****Kritere Preferenciale:**** - Preferohen kandidatë që kanë eksperiencë pune mbi 5 vjet në fushën e Mjekësisë; - Preferohen kandidatë që punojnë në spitale universitare; - Preferohen kandidatë me eksperiencë në mësimdhënie në lëndën e Semiologjisë Klinike; - Preferohen kandidatë me specializim afatgjatë në degën e “Kardiologjisë”. **Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion:** - Kërkesë me shkrim; - Curriculum vitae; - Diplomë e studimeve në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent; - Diplomë e studimeve të specializimit afatgjatë (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent; - Diplomë e studimeve të doktoraturës në fushën e mjekësisë (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet gjithashtu fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent; - Lista e notave të programit të integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësi të Përgjithshme” (fotokopje e noterizuar); - Kopje e noterizuar e listës së notave të programit të studimeve të specializimit afatgjatë; - Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar); - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit ose trupa akademike në rast se kandidati nuk është i punësuar; - Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve; - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), nëse ka; - Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë); - Kopje të botimeve të artikujve shkencorë, teksteve, revistave, projekte shkencore etj; - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj; - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. Kandidatët duhet të dorezojnë dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë **nga data 25.06.2017-06.07.2018.** Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgoni email ne adresen info@umed.edu.al. 25 June, 2018 | Previous NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV, "SPECIALIST FINANCE" NË FAKULTETIN E MJEKËSISË Next NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-personel-akademik-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4405219188
Niveli: mid level

Publikuar 22/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme