Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 *“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës “ *Sekretar mësimor në Fakultetin e Mjekësisë Dentare* ”; - Kriteret: Kandidati Për Vendin e Punës “Sekretar Mësimor Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare” Duhet Të Plotësojë Këto Kritere - Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose diploma ekuivalente me të; - Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 (tre) vjet në fushën përkatëse; - Të zotërojë me dëshmi të paktën një nga pesë gjuhët e huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht (gjuha angleze përbën avantazh); - Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit. Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente - Kërkesë me shkrim - Jetëshkrim sipas formatit standard (europass) - Fotokopje të letërnjoftimit (ID) - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njësimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimit) - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit - Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë) - Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji - Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj - Vlerësim nga punëdhënësi i punës së fundit dhe çdo vlerësim tjetër pune (nëse ka) - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. - Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: - Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; - Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative. **Mënyra e Vlerësimit** Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës, kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokummentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë) Afatit të dorëzimit të dokumentacionit është: **25.06.2018–06.07.2018 (10 ditë pune).** Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 29 June, 2018 | Previous NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Next NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË SHËRBIMEVE” NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-karakter-administrativ-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4375480217
Niveli: mid level

Publikuar 19/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme