Kthehu te lista
Punë

Njoftim për vende të lira pune: personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të plotë, në Fakultetin e Mjekësisë

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të plotë, në Fakultetin e Mjekësisë, - Kriteret Kandidatët Për “Laborant” Me Kohë Të Plotë Në Fakultetin e Mjekësisë, Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere - Të ketë mbaruar arsimin e lartë; - Të ketë eksperiencë pune; - Të dijë të punoj në grup; - Të ketë aftësi të mira komunikuese; - Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; - Të zotëroj me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore; - Të njohë me dëshmi programet bazë të kompjuterit; - Të jetë shtetas shqiptar; - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata; - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna; - Dokumentacioni i kërkuar Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentat Si Më Poshtë - Kërkesë me shkrim për aplikim; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj; - Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji; - Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore të largimit nga puna; - Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim; - Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë) ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** : **22.10.2018-02.11.2018 (10 ditë pune)** - Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. - Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative. - Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 22 October, 2018 | Previous Njoftim për vend vakant: “Laborante” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare Next Njoftim për vende të lira pune: personel ndihmësakademik, “Laborante”, me kohë të pjesshme, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-personel-ndihm%C3%ABsakademik-%E2%80%9Claborante%E2%80%9D-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-plot%C3%AB-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4387825176
Niveli: mid level

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme