Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST” PRANË NJËSISË SË AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “ *Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”* , Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, “ *Specialist”* pranë Njësisë së Auditimit të Brendshëm - Kriteret: **Kandidatët Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere** - Kritere të përgjitshme: - Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar; - Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron; - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerje të veprës/ave penale; - Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore; - Të mos ketë masë disiplinore në fuqi; - Kritere të veçanta: - Të ketë diplomë universitare të nivelit të dytë në shkencat ekonomike ose juridike; - Të jetë i çertifikuar si “Auditues i brendshëm”, prej të paktën një viti; - Të ketë përvoj pune të paktën 5 (pesë) vjet në profesion; - Të ketë qënë auditues i brendshëm, jo më pak se 3 (tre) vjet; - Të ketë notë mesatare të shkollës së lartë (bachelor dhe master) mbi 8 (tetë). - Dokumentacioni i kërkuar Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: - Kërkesë me shkrim për aplikim për vendin e punës; - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass); - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit; - Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave, bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi); - Kopje e noterizuar e librezës së punës dhe/ose vërtetime të punës; - Deklaratë për konfliktin e interesit; - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë); - Dokumenta të tjera që vërtetojnë trajnimet apo kualifikimet shtesë; - Referenca nga punëdhënësi gjatë vitit të fundit; - Vetëdeklarim mbi gjëndjen gjyqësore (ose dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit). - Diplomat apo çertifikatat e fituara në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me vërtetimin e njohjes dhe njëhsimit nga MARS, sipas përcaktimit të ligjit nr. 80, datë 22.07.2015, neni 92, pika 3. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë) ***Afati i dorëzimit të dokumentacionit*** : **24.09.2018 – 08.10.2018** - Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: - Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; - Njohuri mbi ligjin 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; - Njohuri mbi ligjin nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”; - Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e ligjeve të sipërpërmendura; - Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën. Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërpërmendur, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 25 September, 2018 | Previous KRITERET E PUNËSIMIT PËR VENDE PUNE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË Next NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV “SPECIALIST I SHËRBIMEVE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-%E2%80%9Cspecialist%E2%80%9D-pran%C3%AB-nj%C3%ABsis%C3%AB-s%C3%AB-auditimit-t%C3%AB-brendsh%C3%ABm-n%C3%AB-universiteti-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4387823218
Niveli: senior

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme