Kthehu te lista
Punë

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË

University of Medicine, Tirana Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Bazuar në Ligjin nr.80/2015 *“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë* ”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës personel administrativ “ *Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme në Fakultetin e Mjekësisë* ”. - Përshkrimi përgjithësues i punës: - Mirëmban rrjetin elektrik, hidraulik dhe kaldajën; - Kontrollon në çdo kohë gjendjen e rrjetit dhe të njoftojë menjëherë për çdo difekt dhe avari në rrjet; - Kujdeset për ndezjen dhe fikjen e kaldajës në periudhën e përdorimit të saj; - Administron dhe mirëmban të gjitha pajisjet dhe veglat e punës që ka në ngarkim për shkak të detyrave që realizon. - Kriteret: Kandidati Për Vendin e Punës “Teknik i Mesëm i Specialiteteve Të Ndryshme Në Fakultetin e Mjekësisë” Duhet Të Plotësojë Këto Kritere - Të ketë përfunduar arsimin e mesëm - Të ketë eksperiencë pune - Të zotërojë certifikatë kualifikimi për enët nën presion/kaldajat - Të jetë shtetas shqiptar - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit. - Dokumentacioni i kërkuar: Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente - Kërkesë me shkrim për aplikim - Jetëshkrim sipas formatit standard (europass) - Fotokopje të letërnjoftimit (ID) - Kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme - Kopje të noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) - Vërtetim të gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (Raport mjekësor për aftësitë në punë) - Vërtetim i gjëndjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji - Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk ka masë disiplinore në fuqi - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj - Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë - Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit. - Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin në Sektorin e Protokoll-Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë) Afati i dorëzimit të dokumentacionit: **20.08.2018 – 03.09.2018 (10 ditë pune).** Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al 20 August, 2018 | Previous NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË SHËRBIMEVE” NË ADMINISTRATËN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË Next NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: “SPECIALIST I SHËRBIMEVE” NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, TIRANË Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-%E2%80%9Cteknik-i-mes%C3%ABm-i-specialiteteve-t%C3%AB-ndryshme%E2%80%9D-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4387814625
Niveli: mid level

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme