Kthehu te lista
Punë

Oficer Kredie

DEKRA Arbeit Group Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Po rekrutojmë – Oficer Kredie** Në emër të një institucioni financiar jobankar, jemi në kërkim të një  **Oficeri Kredie për qytetet: Tiranë, Vlorë, Lushnje, Peshkopi, Gjirokastër, Koplik, Roskovec & Ballsh.**  i cili do të raportojë pranë Drejtorit të Degës dhe do të jetë përgjegjës për menaxhimin e plotë të procesit të kredidhënies, nga aplikimi deri në shlyerjene kredisë. **Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:** - Zbaton me korrektësi procedurat e kredidhënies në përputhje me Manualin e Kredive, rregulloret dhe udhëzimet e institucionit - Kryen marketingun dhe promovimin e produkteve financiare të institucionit, duke identifikuar klientë të rinj dhe duke mirëmbajtur marrëdhëniet me klientët ekzistues - Informon klientët mbi kreditë, kushtet financiare dhe shërbimet përkatëse - Interviston klientët dhe vlerëson përshtatshmërinë e tyre financiare dhe kredidhënëse - Merr aplikimet për kredi dhe analizon dokumentacionin përkatës - Kryen analizën financiare të klientëve dhe vlerëson garancitë/kolateralin e paraqitur - Realizon vizita në aktivitetet e klientëve dhe kryen investigime shtesë kur kërkohet - Diskuton me klientët struktura të ndryshme kredie në përputhje me aftësinë paguese dhe analizën financiare - Paraqet informacion të plotë për klientët pranë Drejtorit të Degës dhe ndjek procedurat përkatëse të miratimit - Përgatit dosjet e kredive dhe i prezanton ato në Komitetin e Kredive - Informon klientët mbi vendimet e marra nga Komiteti i Kredive - Ndjek procedurat ligjore pas miratimit të kredisë (noterizim, bllokim kolaterali, pagesë e fondit të garancisë, etj.) - Verifikon dokumentacionin përpara disbursimit të kredisë dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse për realizimin e tij - Monitoron përdorimin e kredisë pas disbursimit dhe ndjek performancën e saj në kohë - Kontrollon në mënyrë periodike kthimet e kësteve dhe klasifikon kreditë sipas nivelit të riskut - Identifikon rastet e vonesave apo problemeve dhe njofton menjëherë Drejtorin e Degës, duke marrë kontakt me klientët - Ndjek procedurat ligjore për kreditë problematike, në bashkëpunim me Departamentin Juridik dhe strukturat e tjera - Përgatit dokumentacion për raste gjyqësore ose përmbarimore, sipas nevojës - Mban përgjegjësi për saktësinë, ruajtjen dhe gjendjen fizike të dosjeve të klientëve - Menaxhon portofolin e kredive duke siguruar që niveli i riskut të qëndrojë brenda kufijve të miratuar - Punon për arritjen e objektivave të përcaktuara në planin vjetor të biznesit - Qëndron i informuar mbi ndryshimet në procedura, produkte dhe zhvillimet e tregut financiar - Investon vazhdimisht në zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive. - Oficeri i kredise mban pergjegjesi per arritjen e objektivave te vendosura ne Bisnez-Planin vjetor. **Kërkesat kryesore** - Të kenë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti Ekonomik; - Preferohet të kenë eksperiencë pune në sektorë të ngjashëm (për personat me eksperiencë në këtë fushë, paga do të jetë e negociushme). - Preferohet të kenë licencë për drejtim automjeti; - Të mos jenë larguar nga puna për masa disiplinore **Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet në:**  info.al@dekra.com. Vetëm kandidatët e përzgjedhur (shortlisted) do të kontaktohen. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/oficer-kredie-at-dekra-arbeit-group-albania-4346003932
Niveli: mid level

Publikuar 23/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme