Punë
Operations & Customer Experience Coordinator
iClear Group LTD
operations-customer-experience-coordinator-g99h57
Përshkrimi
**Operations & Customer Experience Coordinator**
**iClear Group**
po zgjerohet dhe kërkon një
**Operations & Customer Experience Coordinator**
për t’iu bashkuar ekipit tonë!
Ky është një rol
**dinamik, me shumë përgjegjësi dhe shumë komunikim**
, ku do të jesh njëkohësisht
**zëri i iClear për klinikat partnere**
dhe personi që siguron që porositë lëvizin pa probleme nga laboratori deri te klienti.
Nëse je
**super komunikues/e, customer-focused, i/e organizuar dhe di të drejtosh njerëz e procese**
, ky rol është për ty!
**Pergjegjesite kryesore:**
- **Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të shkëlqyera me klinikat dhe dentistët partnerë**
, duke qenë pika kryesore e kontaktit.
- Komunikimi në mënyrë të vazhdueshme, të qartë dhe profesionale me klientët dhe mbajtja e tyre të informuar për statusin e rasteve të tyre.
- Sigurimi që çdo komunikim të ketë një
**customer-first mindset**
dhe që problematikat të zgjidhen ne kohe dhe me profesionalizëm.
- **Drejtimi dhe organizimi i ekipit te korrierëve**
, duke planifikuar shpërndarjet dhe duke siguruar që porositë e dala nga laboratori të dorëzohen
**në kohë dhe me saktësi**
.
- Ndjekja çdo rast nga
**Scanning → Blueprint → Production → Delivery**
, duke u siguruar që asnjë hap të mos ngelet pas.
- Koordinimi çdo ditë me
**Operations, Blueprint, Warehouse & Finance**
.
- Identifikimi i vonesave dhe problematikave në kohë dhe marrja e iniciativave për zgjidhjen e tyre.
- Mbajtja sakte dhe ne menyre të përditësuar i të dhënave te rasteve në sistem/CRM.
**✨ Kë kërkojmë?**
Dikë që:
- Ka
**2–3 vite eksperiencë**
në Customer Service, Operations, Logistics, Case Management ose role të ngjashme.
- Është
**komunikues/e shumë i/e mirë**
dhe ndihet komod në komunikimin e përditshëm me klientë.
- Ka një
**customer-first mindset**
dhe e kupton që një klient i kënaqur është pjesë e suksesit të kompanisë.
- Ka eksperiencë në
**koordinimin ose drejtimin e një ekipi**
, veçanërisht në logjistikë/delivery.
- Është shumë i/e organizuar, i/e shpejtë dhe i/e aftë të menaxhojë disa prioritete njëkohësisht.
- Di të menaxhojë situata të vështira me
**qetësi, empati dhe profesionalizëm**
.
- Ka njohuri të mira të
**Microsoft Office dhe CRM**
.
- Flet shumë mirë
**shqip dhe anglisht**
.
- Eksperienca në sektorin
**dentar/shëndetësor**
është një plus.
**🌟 Pse iClear?**
Sepse ky nuk është thjesht një rol koordinimi.
Do të jesh
**lidhja mes klientit, laboratorit dhe logjistikës**
dhe do të kesh ndikim të drejtpërdrejtë në eksperiencën që klinikat partnere kanë me iClear.
**Nëse të pëlqen komunikimi me njerëzit, të motivon të zgjidhësh probleme dhe di të bësh një ekip të funksionojë siç duhet — duam të të takojmë!**
📩
**Apliko duke dërguar CV-në në:**
**hr@iclear.al**
📅
**Afati i aplikimit: 05 Shtator 2026**
**iClear Group | Building the future of digital orthodontics.**
Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4456586663/
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim