Kthehu te lista
Punë

Operations Manager

andale.al Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kërkojmë një Menaxher Operacional që do të jetë përgjegjës për ndjekjen, monitorimin dhe raportimin e zbatimit të detyrave dhe afateve në përditshmëri. Ky rol kërkon disiplinë të lartë, strukturë dhe përgjegjësi personale. Nuk është pozicion trajnimi dhe nuk është i përshtatshëm për profile junior. Detyrat kryesore: • Ndjek dhe monitoron zbatimin e detyrave mujore dhe javore • Mbledh, kontrollon dhe përmbledh raportet operative • Siguron respektimin e afateve dhe procedurave të miratuara • Kryen follow-up të vazhdueshëm dhe eskalon rastet e mospërmbushjes • Raporton në mënyrë periodike te drejtuesit përkatës Kërkesat: • Minimum 5 vite eksperiencë e provuar në menaxhim operacional, koordinim ekipesh ose project management • Eksperiencë konkrete në ndjekje afatesh, raportim dhe zbatim procedurash • Aftësi të shkëlqyera organizative, vëmendje shumë e lartë ndaj detajeve dhe qëndrueshmëri nën presion • Profil i strukturuar, i përgjegjshëm dhe i aftë të kërkojë llogari Nuk konsiderohen aplikime me eksperiencë të kufizuar ose role thjesht asistuese. Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në për shqyrtim sipas udhëzimeve të publikuara. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/operations-manager-at-andale-al-4363828686
Niveli: senior

Publikuar 18/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme