Kthehu te lista
Punë

Operator Digjitalizimi

Abkons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**P** **ë** **rshkrimi i Kompanis** **ë** ABKONS është një nga kompanitë kryesore të konsulencës në fushën e inxhinierisë, zhvillimit dhe menaxhimit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Me ekipin e saj të profesionistëve, si dhe me një rrjet të gjerë konsulentësh dhe ekspertësh, ABKONS është partneri i përzgjedhur nga investitorë që angazhohen në projekte të rëndësishme në sektorë si Energjia, Transporti, Infrastruktura, Mjedisi, Turizmi, Bujqësia, Uji, etj. **Përgjegjësitë kryesore:** - Inventarizimi dhe skanimi i hartave kadastrale; - Sigurimi që imazhet e skanuara të jenë të qarta, të plota dhe në përputhje me standardet e kërkuara; - Verifikimi që çdo hartë e skanuar të përmbushë parametrat teknikë të kërkuar (rezolucioni minimal, thellësia e ngjyrave, formati i skedarit dhe rregullat e emërtimit); - Indeksimi dhe lidhja e saktë e skedarëve me zonat përkatëse kadastrale; - Dokumentimi i çdo informacioni që mungon, dëmtimi të hartave ose anomalie gjatë procesit të skanimit dhe raportimi i tyre te mbikëqyrësi për veprime korrigjuese; **Kërkesat kryesore:** - Aftësi bazë në përdorimin e kompjuterit dhe njohuri mbi procesin e skanimit, menaxhimin e skedarëve dhe ruajtjen e të dhënave; - Aftësi për të trajtuar me kujdes materiale arkivore të brishta; - Vëmendje e lartë ndaj detajeve për të siguruar që skanimet të jenë të qarta dhe të plota; - Aftësi për të ndjekur udhëzime dhe procedura të përcaktuara; - Aftësi të mira organizative për menaxhimin e skedarëve; - Aftësi për të punuar në mënyrë efikase brenda afateve të projektit. **Aplikimi:** Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: **hr@abkons.com** Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/operator-digjitalizimi-at-abkons-4383047305
Niveli: mid level

Publikuar 12/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme