Kthehu te lista
Punë

Operator në Qendrën e Monitorimit

ProCredit Bank Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Banka
ProCredit Bank po kërkon të punësojë **Operator në Qendrën e Monitorimit** **Orari:** Turne, shërbim 24/7 Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe luaj një rol kyç në monitorimin dhe garantimin e sigurisë së objekteve, pajisjeve dhe proceseve tona operacionale. **Përgjegjësitë kryesore:** - Kontrolli i funksionimit të aparaturave, sistemeve, paisjeve ndihmëse dhe aksesorëve respektive që janë të instaluar në qendrën e sigurisë dhe objektet e Bankës, për funksionimin normal të tyre. Monitorimi dhe verifikimi i sistemeve të sigurisë elektronike të instaluara në objektet e Bankës (CCTV, alarm kundër vjedhjes, sistem zjarri, akses kontrolli, etj.) - Ndjekja dhe menaxhimi i sinjaleve të alarmit dhe situatave emergjente - Komunikim dhe bashkëpunim me strukturën e sigurisë, SH.P.S.F-në e kontraktuar për shërbimet e sigurisë dhe institucionet e specializuara të shtetit kur është e nevojshme - Dokumentim dhe raportim i rregullt i problematikave gjatë turnit - Zbatimi i procedurave dhe protokolleve të sigurisë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe politikat e institucionit - Kryen çdo detyrë tjeter në lidhje me proceset në qendrën e sigurisë **Kualifikimet:** - Arsim i mesëm/ i lartë - Njohuri bazë të sistemeve elektronike të sigurisë - Vëmendje ndaj detajeve, përgjegjshmëri dhe gatishmëri për të punuar me turne - Eksperienca në këtë profil përbën avantazh Nëse mendon se ky rol është për ty, dërgo një CV të përditësuar dhe Letër Motivimi në adresën e e-mail: **burime.njerezore@procredit-group.com** brenda dates **26.01.2026** ***ProCredit Bank sh.a.*** *deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në* ***Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”*** *dhe* ***Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”*** *. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.* ***ProCredit Bank sh.a.*** *ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon* ***ProCredit Bank sh.a.*** *dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.* *Individët që aplikojnë pranë* ***ProCredit Bank sh.a.*** *pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.* *Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a* burime.njerezore@procredit-group.com Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/operator-n%C3%AB-qendr%C3%ABn-e-monitorimit-at-procredit-bank-albania-4361353193
Niveli: mid level

Publikuar 13/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme