Kthehu te lista
Punë

Perfaqesues Mjekesor

INTERPHARMA Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**INTERPHARMA kërkon të punësoj • Përfaqësues mjekësor (MEDREP) për:** - Tiranë - Durrës - Fier / Patos / Ballsh / Roskovec - Vlorë / Sarandë / Tepelenë / Gjirokastër - Korçë / Pogradec **• Agjent Shitje Detyra & Përgjegjësitë** • Organizimi dhe realizimi i takimeve me mjekë dhe farmacistë me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe bashkëpunuese; • Prezentimi i produkteve të kompanisë përpara mjekëve, farmacistëve dhe stafit mjekësor në klinika dhe farmaci të ndryshme; • Propozimi i ideve për përmirësimin e strategjive të biznesit, në përputhje me nevojat e tregut dhe objektivat e kompanisë; • Përgjegjës për realizimin e objektivave dhe planeve të shitjes të përcaktuara nga menaxheri i departamentit; • Planifikimi dhe koordinimi i orareve të vizitave në bashkëpunim me menaxherin e departamentit; • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve javore dhe mujore për shitjet dhe arritjet e realizuara; • Monitorimi i aktiviteteve të konkurrentëve dhe analizimi i pranisë së produkteve të tyre në treg; • Bashkëpunimi me menaxherin e departamentit për hartimin dhe zbatimin e strategjive që synojnë rritjen e pjesëmarrjes së produkteve të kompanisë në treg. **Kualifikime & Kërkesa** Eksperienca të mëparshme në këtë profil përbëjnë avantazh Të ketë përfunduar studimet e larta me profil Mjekesor (Mjekesi, Farmaci,Stomatologji, etj) Te jetë e/i pajisur me leje për drejtim automjeti tip B. Te njohe programet baze te Microsoft office. Te kene perkushtim maksimal dhe të respektojë orarin e punes Te jete ambicioz/e Te jete i/e komunikueshme me klientët dhe koleget Te kene aftesi organizative, kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja. **Preferohet që kandidati/ja të jetë rezident/e në një nga qytetet e lart përmendura.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/perfaqesues-mjekesor-at-interpharma-4387927816
Niveli: mid level

Publikuar 20/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme