Kthehu te lista
Punë

Përfaqësues Shitjesh për Tiranë & Veri

Argjiro GROUP Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Po kërkojmë një profesionist të motivuar që dëshiron të rritet bashkë me ne! Nëse ke pasion për shitjen, ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe të pëlqen një ambient pune dinamik, kjo është mundësia jote për t’u bërë pjesë e ekipit tonë. **Detyrat Kryesore** -Ndërtimi dhe mirëmbajtja e bazës së klientëve ekzistues dhe potencialë. -Krijimi i marrëdhënieve me drejtuesit kryesorë të bizneseve dhe prezantimi i avantazheve të bashkëpunimit. -Kontaktimi i rregullt me klientët, marrja e porosive dhe regjistrimi i tyre në sistemin online. -Raportimi i ecurisë së shitjes dhe problemeve te Menaxheri i Linjës dhe ndjekja e zgjidhjeve. -Monitorimi i stokut dhe informimi i eprorëve për mungesat. **Kualifikimet** -Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi, prezantimi dhe bashkëpunimi. -Menaxhim efektiv i kohës dhe orientim drejt rezultateve. -Njohuri mbi industrinë e printimit/paketimit dhe zhvillimet e fundit (e preferueshme). -Njohuri mbi strategjitë moderne të shitjes dhe marketingut (tradicional & digjital). -Aftësi për analizë shitjesh, plotësimi i KPI dhe ruajtje konfidencialiteti. -Njohuri shumë të mira në Microsoft Office. -Aftësi për kërkim online, komunikim me email dhe përdorim profesional të mediave sociale. **Arsimi dhe Përvoja** -Diplomë universitare; Bachelor në Shitje, Marketing, Administrim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme është avantazh. -Minimumi 2 vite përvojë në shitje ose pozicione të ngjashme. -Trajnime/kualifikime në shitje, menaxhim, marketing, financë dhe komunikim. -Leje drejtimi Tipi B për automjete të vogla. 🚗 **Çfarë ofrojmë ne:** -Pagë konkurruese 💰 + bonuse mbi performancën 📈 -Trajnime profesionale dhe mundësi zhvillimi në karrierë 🎓🚀 -Ambient pune dinamik, ku idetë dhe kontributi yt vlerësohen 🤝✨ **Orari i Punës:** E Hënë – E Enjte: 08:00 – 17:00 E Premte: 08:00 – 16:00 E Shtunë & E Dielë: Pushim 🏖️ 📩 Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi që investon te njerëzit dhe rritja profesionale! #️⃣   #argjiro   #argjirogroup   #MundesiPunësimi   #Karriere   #Shitje   #PackagingIndustry   #vendepune   #AplikoTani  💼✨ Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrfaq%C3%ABsues-shitjesh-p%C3%ABr-tiran%C3%AB-veri-at-argjiro-group-4372491524
Niveli: mid level

Publikuar 18/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme