Kthehu te lista
Punë

Përfaqësues Shitjesh (SIKA ALBANIA)

DM Consulting Services Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Kompania:**  Sika Albania Departmenti: Shitje / Konstruksion **Pozicioni i punës:**  Përfaqësues Shitjesh **Vendndodhja:**  Tiranë **Eprori direkt:**  Manaxheri i Njësisë së Biznesit/BU Manager **Qëllimi dhe Objektivi i Pozicionit** Pozicioni ka për qëllim menaxhimin e të gjitha aktiviteteve komerciale dhe teknike me synim arritjen e objektivave të shitjes dhe të ardhurave të Sika Albania. Pozicioni është përgjegjës për drejtimin, zhvillimin dhe menaxhimin e biznesit të shpërndarjes dhe ndërtimit në tregun shqiptar. **Detyrat Kryesore (ndërmjet kompanive, divizioneve dhe njësive)** - Rritja e shitjeve dhe përfitueshmërisë së departamentit. - Zgjerimi i numrit të klientëve direkt në tregun rezidencial dhe të inxhinierisë civile. - Zhvillimi, përmirësimi dhe trajnimi i aplikatorëve për sistemet dhe portofolin e produkteve Sika Albania. - Sigurimi i përdorimit korrekt të produkteve/sistemeve Sika dhe ofrimi i mbështetjes teknike në territorin e caktuar. - Zhvillimi, përmirësimi dhe drejtimi i klientëve të ndërtimit të Sika Albania. - Përgatitja e raporteve sipas kërkesës dhe ofrimi i feedback-ut mbi tregun dhe konkurrencën - Sigurimi i zbatimit korrekt dhe në kohë të aktiviteteve të shitjes në territorin e caktuar. - Arritja e objektivave të përcaktuara (shitje për TM, përfitueshmëri, kosto, rritje tregu, kënaqësi klienti, mbështetje teknike). - Planifikimi ditor i vizitave në terren, duke siguruar përdorim optimal të kohës dhe kostove brenda territorit të caktuar. - Menaxhimi i marrëdhënieve të biznesit me klientët për të garantuar disponueshmëri të vazhdueshme të stokut dhe sasi të përshtatshme. - Sigurimi i niveleve të duhura të stokut në magazinë - Organizimi i trajnimeve teknike të vazhdueshme për aplikatorë, klientë, inxhinierë, arkitektë etj. - Ofrimi i feedback-ut për mësim dhe përmirësim mbi planin e ekzekutimit te eprori. - Koordinimi i aktiviteteve me klientët (porosi, lëvizje stoku, rimbushje). - Analizimi i aktiviteteve të konkurrencës dhe vlerësimi i mundësive për zhvillim biznesi. - Kryerja e detyrave të tjera të ngarkuara nga Eprori / BU Manager. **Kërkesat:** **Edukimi** - Arsim i lartë (i preferuar në inxhinieri, ndërtim, ekonomi ose fusha të ngjashme). - Eksperienca e Punës / Ekspertiza) - Minimum 2–3 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm. - Eksperiencë e mëparshme në shitje në sektorin e ndërtimit, me rezultate të provuara në arritjen e objektivave të shitjes. - Eksperiencë pune në ambiente me rritje të shpejtë të shitjeve. - Aftësi dhe Kompetenca Shtesë (IT, gjuhë, patentë) - Aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie me persona në të gjitha nivelet e organizatës. - Njohuri dhe përdorim i mirë i teknologjisë, veçanërisht paketës MS Office. - Njohuri të mira të gjuhës angleze. - Patentë drejtimi e vlefshme. **Aftësi Personale / Sociale** - Proaktiv, i pavarur, i aftë të menaxhojë dhe prioritizojë disa detyra njëkohësisht, me aftësi të mira menaxhimi të kohës. - Njohuri të mira komerciale dhe mendësi biznesi. - Mentalitet i fortë për përmirësim të vazhdueshëm dhe përmbushje ose tejkalim të pritshmërive, me aftësi për të ruajtur konfidencialitet të plotë. - Aftësi për të marrë vendime të shpejta, por të arsyetuara. - Aftësi të zhvilluara drejtuese, organizative dhe komunikuese. - Aftësi negocimi dhe ndikimi mbi të tjerët. - Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe marrje iniciative. - Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe qasje analitike. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrfaq%C3%ABsues-shitjesh-sika-albania-at-dm-consulting-services-4363090881
Niveli: mid level

Publikuar 10/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme