Kthehu te lista
Punë

Përfaqësuese shitjesh në dyqan

Digicom Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
DETYRAT KRYESORE • Marrja, informimi dhe organizimi i kërkesave të klientëve në përputhje me rrethanat. • Likuidimi i pagesave të klientëve duke përdorur sistemin POS & CASH të dyqanit. • Koordinimi dhe mbajtja e raporteve të veprimeve ditore të kryera nga vetë punonjësi. • Informimi, këshillimi, nënshkrimi dhe regjistrimi i kontratës në sistem (CRM). • Informimi, këshillimi, nënshkrimi dhe regjistrimi i rinovimit të kontratës në sistem (CRM). • Koordinimi i shitjeve dhe i klientëve me anëtarët e grupit dhe departamentet e tjera. • Raportimi i nevojave, problemeve dhe interesave të klientëve te eprori. • Hartimi dhe dërgimi në kohë i e-maileve te departamentet e tjera. • Përgjegjëse për CASH-in në dyqan dhe derdhjen e tij në bankë. • Hapja dhe eskalimi i TT-ve (trouble ticket) në CRM për problematika të ndryshme të klientëve. • Mirëmbajtja dhe raportimi i materialeve të nevojshme për dyqan. • Përgjegjëse për inventarin e pajisjeve. • Arritja e targetit personal të përcaktuar nga menaxheri përkatës. • Komunikim i shkëlqyer për të siguruar kënaqësinë maksimale të klientit dhe të prospektit. KRITERET KRYESORE - Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin universitar. - Gjuhë të huaja: Anglisht. - Të jetë komunikues/e. - Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë. - T’i përshtatet orareve të ndryshme të punës. - Të ketë eksperiencë në marrëdhëniet me klientët. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit: hr@digicom.al *Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.* *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet, në përputhje me ligjin nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrfaq%C3%ABsuese-shitjesh-n%C3%AB-dyqan-at-digicom-albania-4345675544
Niveli: mid level

Publikuar 22/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme