Kthehu te lista
Punë

Pergjegjes Logjistike (AZ Group)

AlbanianGarment Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Përgjegjësi i Logjistikës është përgjegjës për menaxhimin e plotë të flotës së automjeteve të kompanisë, duke siguruar që çdo automjet të jetë në gjendje optimale pune dhe në përputhje me standardet e sigurisë. Ai garanton funksionimin e pandërprerë të aktiviteteve operative përmes mirëmbajtjes, planifikimit dhe monitorimit të përdorimit të mjeteve. Në bashkëpunim të ngushtë me përgjegjësit e departamenteve të tjera, planifikon dhe menaxhon itineraret dhe rrugët për aktivitetet e shitjes, grumbullimit të lëndëve të para, dhe furnizimit me materiale ndihmëse nga furnitorët ku duhet organizuar transport i brendshëm, duke optimizuar kostot. **Detyrat** - Mirëmban flotën e automjeteve të shoqërisë, ndihmon në hartimin dhe implementon të gjithë instruksionet, rregulloret dhe proçedurat e transportit dhe mirëmbajtjes së mjeteve të kompanisë. - Kontrollon dhe siguron mirëmbajtjen e dokumentacionit të logjistikës (mjeteve) përfshirë dokumentacionin e mjeteve të shoqërisë, plotësimin e formularëve dhe manualeve të përcaktuara për të për ndjekje. - Koordinon me Përgjegjësin e Grumbullimit për suportin në zbatimin e planit të grumbullimit duke garantuar mbulimin me mjete, duke u siguruar që të gjithë shoferët zbatojnë instruksionet, rregulloret dhe procedurat e logjistikës në drejtimin dhe mirëmbajtjen e mjetit. - Harton raporte dhe analiza mbi kostot e mirëmbajtjes së mjeteve të transportit dhe shpenzimet e tjera, të cilat i raporton tek Menaxheri Operacional i kompanisë. - Në bashkëpunim me dep. e Burimeve Njerëzore trajnon shoferët për përdorimin e automjeteve dhe mbi Kodin e Etikës/ Rregullat e Kompanisë. - Komunikon me shoferët/agjentët e grumbullimit për t’i suportuar me nevojat e tyre apo urgjencat për aspektet logjistike. - Monitoron dhe supervizon mjetet në përdorim nga stafi i kompanisë dhe shpenzimet e tyre si dhe raporton përpara drejtuesve të kompanisë për to. - Monitoron sistemin e brendshem GPS të kompanisë për secilin mjet, këshillon në zbatimin e rregulloreve dhe komunikon me Burimet Njerëzore në raste shkeljesh për të marrë masa. - Raporton për shkelje të rregulloreve të punës nga Agjentët e Grumbullimit apo Shoferët tek Menaxheri Operacional dhe te Burimet Njerëzore. - Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura. - Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga eprori. **a. Kualifikime të Nevojshme** - Aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe planifikuese. - Aftësi të mira të paketës MS Office (MS Word dhe MS Excel), në hartim dhe analizim raportesh. - Patentë klasi B. **b. Kualifikime Shtesë që Preferohen** - Diplomë në Shkollë Profesionale Mekanike/ Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi ose Inxhinieri Mekanike. - Eksperiencë me programe ERP, preferohet eksperiencë me Odoo. - Eksperiencë më parë në departamentin e logjistikës. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/pergjegjes-logjistike-az-group-at-albaniangarment-4374814602
Niveli: mid level

Publikuar 24/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme