Kthehu te lista
Punë
Logo A.M.G Shpk

Pergjegjes/e Blerjesh

A.M.G Shpk

pergjegjese-blerjesh-hpv66m

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Kush jemi Ne?** **A.M.G shpk** pjesë e **DVG Group** e themeluar që në vitet 90, një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si: Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte mishi Dimal(mish gjiro,fileto pule, krahe pule,shishqebap, qofte,berxolla,etj) Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou, Verë dhe pije alkoolike, etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë, gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania po kërkon një **Çfarë po kërkojmë?** **Pergjegjes/e Blerjesh** i cili/a përmbush nevojat e kompanisë për blerje jashtë vendit me produktet e portofolit, në bazë të planit të prodhimit dhe kërkesave të klientëve të shumicës. Koordinon dhe ndjek në mënyrë operative procesin ditor të blerjeve, porosive dhe komunikimit me furnitorët, duke siguruar që furnizimet të realizohen në kohë, me dokumentacion të plotë dhe sipas nevojave të kompanisë. Mbështet Menaxherin e Blerjeve në planifikim, analizë stoku, ndjekje furnitorësh dhe kontroll të realizimit të porosive. **Kërkesat kryesore:** - Identifikimi i nevoja të kompanisë për furnizimin e produkteve apo kategori produktesh - Ndërtimi i marrëdhënieve të komunikimit me partnerët e biznesit brenda dhe jashtë vendit - Negocimi për blerjen e produkteve - Përditesimi i të dhënave per furnitorët, artikujt dhe çmimet dhe analiza e tyre - Dhënia e porosive dhe ndjekja e tyre në procesin e zbatimit - Ndjek procesin e transportit dhe logjistikës deri tek magazinat - Komunikon me magazinat dhe sigurohet që produktet që kanë ardhur përmbushin gjithë kriteret e cilësisë, në rast të kundërt informon furnitorët brenda afatit - Mban kontakte të vazhdueshme me eprorin/ët për ecurinë e punës - Përgatit raporte periodike për ecurinë e punës - Ndjek afatet e mbërritjes së mallrave dhe informon drejtuesin e departamentit për vonesa ose problematika. - Monitoron produktet me stok të ulët, stok të tepërt, lëvizje të ngadaltë ose afate të afërta skadence dhe parandalon mungesat ose overstok. - Ndjek dhe dokumenton problematikat me furnitorët dhe propozon masa korrigjuese. - Siguron që çdo porosi të jetë e aprovuar sipas procedurave të brendshme. - Koordinon procesin e porosive me Brand Manager dhe Specialistin e Departamentit - Ruajtja dhe arkivimi i dokumentacionit të blerjeve sipas kërkesave të kompanisë dhe sistemit Haccp. **Kualifikimet:** - Diplomë Universitare per ekonomi, finance, administrim biznesi e të tjera të ngjashme - Përvojë e mëparshme minimumi 5 vjet në sektorin e blerjeve - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh - Njohuri të avancuara në Microsoft Excel dhe në përdorimin e sistemeve ERP ose programeve të blerjeve. - Njohuri mbi procedurat e kontrollit, dokumentacionin e blerjeve dhe kërkesat e sigurisë ushqimore përbëjnë avantazh. - Integritet, konfidencialitet, vendimmarrje e mirë dhe orientim i fortë drejt rezultateve - Eksperienca në kompani distribucioni, retail, FMCG ose produkte ushqimore përbën avantazh - Të ketë iniciativë dhe të jetë bashkëpunues Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4444120942/
Niveli: mid level

Publikuar 30/07/2026 · Skadon 28/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme