Kthehu te lista
Punë

Pergjegjese per Arken (Rea's sh.p.k)

DM Consulting Services Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Detyrat dhe përgjegjësitë:** - Përgjegjëse për arkëtimin ditor të klientëve në zyrë dhe përgatitjen e pagesave sipas nevojave të punës. - Regjistrimi i veprimeve të arkës në sistemin financiar. - Kontrolli i saktësisë së hedhies së veprimeve me bankat dhe arkën në sistemin financiar. - Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arke. - Përgjegjëse për përpilimin e dokumentave përkatëse të arkës. - Rakordimi i gjendjes së inventarit të agjentëve dhe hedhja në sistem i veprimeve kontabël. - Komunikime dhe rakordime periodike me klientët. - Asistimi i agjentëve në lidhje me problematika ne procesin e shitjeve. - Përpilon dhe raporton te punëdhënësi në kohë për problematika të caktuara që kompania ka në lidhje me mjetet monetare. - Detyra të tjera sipas nevojës në zyrën e Financës. **Kualifikimet/Kërkesat:** - Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet në Universitetin e Tiranës. - Njohuri të mira të paketës MS Office dhe programit financiar Bilanc. - Aftësi të mira kalkuluese dhe analitike. - Të ketë aftësi të mira komunikuese. - Të jetë e shkathët, e aftë dhe e hapur për të marrë përsipër përgjegjësi dhe detyra të reja. - Etikë pune dhe përpikmëri në orarin e punës. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/pergjegjese-per-arken-rea-s-sh-p-k-at-dm-consulting-services-4350262932
Niveli: mid level

Publikuar 15/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme