Kthehu te lista
Punë

Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE)

Progeen Construction Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin. Pozicioni: Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE) Vendndodhja: Tiranë Detyrat dhe Përgjegjësitë: • Zbaton dhe monitoron politikat dhe procedurat e shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi; • Organizon dhe realizon instruktime periodike për punonjësit e shoqërisë dhe punonjësit e nënkontraktorëve; • Organizon dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe ligjor që lidhet me sigurinë dhe shëndetin në punë; • Trajnon punonjësit për njohjen, kuptimin dhe zbatimin e DVR-së në aktivitetet e tyre të përditshme; • Kryen inspektime ditore në kantier për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe për verifikimin e përputhshmërisë me masat e sigurisë; • Identifikon dhe eliminon rreziqet potenciale përmes veprimeve parandaluese dhe korrigjuese në përputhje me DVR-në dhe planin e sigurisë; • Informon dhe trajnon stafin mbi procedurat e evakuimit në raste emergjente, sipas planit të sigurisë; • Mbledh dhe ruan regjistrat për inspektimet, trajnimet, aksidentet dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë; • Përgatit raporte javore të detajuara mbi gjendjen e sigurisë në kantier, i cili i dorëzohet drejtuesit/inxhinierëve të kantiereve si dhe Menaxherit të sigurisë dhe shëndetit në punë; • Siguron një linjë të rregullt komunikimi me Drejtorin e kantierit për çështje që lidhen me zbatimin e masave të sigurisë dhe përmirësimet e nevojshme, si dhe me Menaxherin e sigurisë dhe shëndetit në punë; • Harton, përditëson dhe zbaton procedurat e reagimit në rast situatash të paparashikuara apo aksidentesh, në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse; • Verifikon që i gjithë stafi të ketë marrë në dorëzim pajisjet mbrojtëse individuale (PMI) dhe siguron plotësimin dhe arkivimin e procesverbaleve përkatëse të marrjes në dorëzim. Kualifikimet: • Diplomë në Inxhinieri; • Eksperiencë pune 2-3 vjet; • Vërtetime përkatëse ose Certifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh; • Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE; • Të ketë njohuri të gjuhës angleze; • Aftësi për zgjidhje të problemeve; • Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash; • Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese. Mënyra e aplikimit Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit brenda datës 31.10.2025. \*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/p%C3%ABrgjegj%C3%ABs-koordinator-i-siguris%C3%AB-dhe-sh%C3%ABndetit-n%C3%AB-pun%C3%AB-hse-%C2%A0-at-progeen-construction-4361030097
Niveli: mid level

Publikuar 05/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme