Punë
POWER BI DEVELOPER
2Smart Systems
power-bi-developer-6dc6pi
Përshkrimi
**SHPALLJE POZICION VAKANT**
Simplicity in Action
·
**PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË**
2Smart Systems është një kompani që operon në fushën e zgjidhjeve të avancuara teknologjike për biznese dhe rezidenca. Kompania është pjesë e grupit Gener2 i cili e ka pozicionuar veten si një kompani lider në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi dhe rajoni , ku ndërthuret dija, aftësia, përvoja dhe përkushtimi për të përfunduar çdo projekt me sukses.
·
**TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS**
POWER BI DEVELOPER
·
**PERSHKRIMI I POZICIONIT**
Power BI Developer do të jetë përgjegjës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e dashboard-eve dhe raporteve analitike që ndihmojnë 2Smart Systems dhe klientët e saj të marrin vendime të bazuara në të dhëna
·
**PERGJEGJESITE KRYESORE**
· Projektimi dhe zhvillimi i dashboard-eve interaktive në Microsoft Power BI.
· Krijimi dhe optimizimi i modeleve të të dhënave dhe raporteve analitike.
· Përdorimi i DAX dhe Power Query për transformimin dhe analizën e të dhënave.
· Shkrimi dhe optimizimi i query-ve SQL.
· Integrimi i të dhënave nga burime dhe sisteme të ndryshme.
· Analizimi i të dhënave të biznesit dhe identifikimi i KPI-ve kryesore.
· Bashkëpunimi me ekipet e 2Smart Systems dhe klientët për të kuptuar kërkesat dhe për t’i kthyer ato në zgjidhje praktike.
· Mirëmbajtja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i raporteve dhe zgjidhjeve BI.
·
**KRITERET KRYESORE**
· Eksperiencë me Microsoft Power BI.
· Njohuri të mira në SQL, DAX dhe Power Query.
· Kuptim i mirë i modelimit të të dhënave dhe proceseve ETL.
· Aftësi analitike dhe orientim ndaj zgjidhjes së problemeve.
· Aftësi për të kuptuar kërkesat e biznesit dhe për t’i përkthyer në raporte të qarta.
· Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.
· Eksperienca me Azure, data warehouses ose platforma të tjera cloud/data është avantazh.
·
**KRITERET KRYESORE**
· Mundësi për të punuar me projekte reale dhe të dhëna nga industri të ndryshme.
· Përfshirje në projekte të Business Intelligence, Data Analytics dhe AI.
· Mundësi për zhvillim profesional dhe për të punuar me teknologji moderne.
· Mjedis dinamik dhe bashkëpunues.
· Kushte konkurruese në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
·
**APLIKIMI**
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit info@2smart.al .
Afati i fundit i aplikimit është data
**18 Shtator 2026, ora 17:00.**
\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
\* 2Smart Systems merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4452239728/
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim