Kthehu te lista
Punë

PR and Brand Promotion Lead

andale.al Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
📣 Po punësojmë | PR & Brand Promotion Lead – Andale Media Andale Media po zgjerohet dhe po ndërton gradualisht departamentin e PR & Brand Promotion, në varësi të Marketingut. Po kërkojmë një PR & Brand Promotion Lead me eksperiencë, i/e shkathët dhe me mendim strategjik, që kupton median, brand-building dhe storytelling-un dhe di si të kthejë përmbajtjen në prezencë dhe reputacion publik. Ky nuk është rol junior dhe as thjesht operativ. Është një rol strategjik dhe kreativ, me përgjegjësi reale mbi mënyrën si prezantohet Andale nga jashtë. Përgjegjësitë kryesore: • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së PR & promotion për Andale dhe programet e saj • Koordinimi i trailerave dhe materialeve promocionale • Shkrimi dhe menaxhimi i teksteve për media, njoftimeve dhe narrativës publike • Kontrolli i thumbnails, titujve dhe copy-t promocional • Menaxhimi dhe mbrojtja e prezencës dhe imazhit të brandit Andale • Mbështetja e launch-eve, projekteve speciale dhe zhvillimi gradual i PR për merchandise • Bashkëpunimi i përditshëm me Marketingun, Creative dhe Production Profili ideal: • Eksperiencë e konsoliduar në PR, media, branding ose marketing kreativ • Aftësi shumë të mira shkrimi dhe storytelling • Sens vizual dhe kuptim i dinamikës së mediave digjitale • Mendim strategjik, por edhe qasje hands-on • I/e organizuar, proaktiv/e dhe i/e përshtatshëm/e për ritëm të shpejtë pune • Eksperienca në media, TV ose platforma digjitale përbën avantazh të madh Çfarë ofron ky rol: • Pozicion kyç në një kompani mediatike në rritje • Ndikim real në pozicionimin dhe imazhin publik të brandit • Hapësirë për të ndërtuar dhe zhvilluar një funksion nga e para • Ambient pune kreativ, bashkëpunues dhe ambicioz Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/pr-and-brand-promotion-lead-at-andale-al-4358490124
Niveli: senior

Publikuar 07/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme