Kthehu te lista
Punë

Procurement Specialist

Prisma Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Përshkrimi i Kompanisë** Prisma është një kompani lidere në fushën e IT në Shqipëri, e specializuar në krijimin, zbatimin dhe integrimin e sistemeve të informacionit dhe programeve kompjuterike. Me mbi 17 vite eksperiencë në tregun e IT dhe partneritete të forta ndërkombëtare, Prisma është zgjedhja e parë për kompanitë shqiptare që synojnë të shkëlqejnë në treg. Prisma vlerëson vlerat njerëzore dhe synon të ofrojë një mjedis pune optimal për punonjësit e saj. **Prisma po kërkon një Specialist Prokurimesh & Koordinim Operacional!** Kërkojmë një profesionist të organizuar, me background financiar/ekonomik dhe njohuri në tendera publikë dhe ndërkombëtarë, për t’u bashkuar me ekipin tonë. Ky është një rol dinamik që kombinon prokurimet, ndjekjen e kontratave, si edhe përgjegjësi të përgjithshme financiare të përditshme. 👉 **Një mundësi e shkëlqyer për rritje në karrierë** në disa fusha: operacione, prokurime, finance. **Detyrat kryesore:** - Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit për tendera publikë dhe ndërkombëtarë - Menaxhimi i afateve dhe kërkesave në platformat zyrtare - Ndjekja dhe arkivimi i kontratave pas fitimit të tenderit - Koordinim me departamentet e brendshme për dokumentacion teknik/financiar - **Menaxhimi i detyrave të përditshme financiare** , si procesimi i pagesave, administrimi i transaksioneve dhe mbajtja e korrektësisë së dokumentacionit financiar **Kualifikimet:** - Formim financiar/ekonomik/juridik - Njohuri ose eksperiencë në tendera publikë dhe/ose ndërkombëtarë (avantazh i fortë) - Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe komunikimi **Pse Prisma?** - Mundësi të qarta rritjeje profesionale - Projekte me partnerë të nivelit të lartë - Ambient bashkëpunues dhe dinamik - **Kushte pune të shkëlqyera** dhe kulturë që mbështet zhvillimin personal **Si të aplikoni:** Dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit "info@prisma.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/procurement-specialist-at-prisma-4326776093
Niveli: senior

Publikuar 11/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme