Kthehu te lista
Punë

Procurement Specialist

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës. Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë. Kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin:  **Specialist/e për prokurimet publike.** **Detyrat:** - Të mbajë të azhornuara dhe të sistemuara të gjitha dokumentat e nevojshme për pjesëmarrje në tenderat publikë - Të shtojë staf, mjete, licenca që janë të nevojshme për pjesëmarrjen në tendera publikë, duke bashkëpunuar me sektorët e tjerë. - Të marrë pjesë në tenderat publike që do të përzgjidhen nga drejtimi për të marrë pjesë. - Të kontrollojë dhe filtrojë sipas filtrave të përcaktuar të gjitha procedurat që shpallen në të gjitha faqet e publikimit të punëve në ndërtim, duke përfshirë faqet e organizatave ndërkombëtare etj. - Të përgatisë ankesat, kërkesat për sqarime, dhe të gjitha dokumentat e tjerë të nevojshëm për cdo procedurë prokurimi ku do të meret pjesë. - Të kryejë dhe bashkërendojë punë kërkimore, analizë dhe këshillim, opinion ligjor dhe procesin administrativ, në të gjitha cështjet ligjore përgjatë implementimit të kontratave publike. - Monitoron dhe rishikon aktivitetin e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë. Siguron që punonjësit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit. - Të përfaqësoj shoqërinë pranë insitucioneve administrative dhe autoritetit kontraktor, ndjekjen e procedurave ligjore, ankimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritete shtetërore për cështje të caktuar ligjore të projektit përkatës. - Përgjegjës për hartimin e marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme prokurimi. - Kryen dhe bashkërendon punë kërkimore, analizë, këshillim, opinion ligjor mbi prokurimet publike, koncesionet, shoqëritë e përkohshme, licensat, certifkimet, autorizimet dhe ceritifikimeve. - Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin ligjor për çdo risk të hasur. - Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacionit të Sektorit të jetë në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit financiar, teknik dhe ligjor. Kualifikimet: - Të ketë përfunduar Arsimin e lartë dega Juridik dhe të ketë mbi 1 vit eksperience pune në këtë fushë. - Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete. - Aftësi të shkëlqyera analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet. - Aftësi për të punuar në grup dhe për të marë iniciativë. - Të njohë shumë mirë të Drejtën Administrative, Legjislacionin për Prokurimet dhe Koncesionet, Legjislacionin për Licencat dhe Certifikimet. - Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemit online E–Albania. - Të ketë nivel të mirë të anglishtes. **Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@agikons.com** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/procurement-specialist-at-rekrutime-agikons-4388063741
Niveli: senior

Publikuar 24/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme