Kthehu te lista
Punë

Product Manager

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
**Kalaja Talent Consulting**  kerkon te punesoje **Menaxher Produkti.** Detyrat Të kryejë analiza të tregut dhe konkurrencës për produktet e kategorisë përkatëse. • Të përzgjedhë dhe zbatojë strategji për kategorinë përkatëse në përputhje me strategjinë e kompanisë. • Gama e produkteve – të studiojë linjën e plotë të produkteve, të ketë njohuri të thelluara mbi produktin; të kërkojë produkte të reja që ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanisë; të përzgjedhë dhe listojë furnitorë. • Kontrolli i çmimeve – të negociojë koston optimale të produkteve me furnitorët dhe të sigurojë që kompania të ketë çmimet më të ulëta në treg. • Të përgatisë dhe planifikojë vendosjen e produkteve në rafte. • Aktivitetet promocionale – të bashkëpunojë me furnitorët për planin e aktiviteteve promocionale; të zbatojë planin në bashkëpunim me Departamentin e Marketingut dhe Operacional. • Buxheti – të përgatisë një plan biznesi për kategoritë përkatëse. • Të përzgjedhë dhe listojë furnitorë. • Të jetë përgjegjës për shitjet dhe fitimin e kategorisë që mbulon. • Të negociojë kushtet më të mira për kompaninë, bazuar në kriteret e kontratës; të zhvillojë dhe zbatojë planin e furnizimit dhe të përcaktojë objektiva performance për furnitorët. • Të përgatisë një përmbledhje të të gjitha kushteve të kontratës dhe t’ua përcjellë departamenteve përkatëse, si p.sh. Financës (afatet e pagesës, bonuset për furnitorët), Logjistikës (afatet e dorëzimit), Marketingut (promocionet). • Të krijojë marrëdhënie pozitive dhe të qëndrueshme me të gjithë furnitorët dhe të jetë pika kryesore e kontaktit për kompaninë dhe shitjet. • Të bashkëpunojë me departamentin e shitjeve për të siguruar disponueshmërinë e produkteve, dorëzimet dhe për të zgjidhur çështje çmimesh apo problematika të tjera. • Të bashkëpunojë me Operacionet dhe Menaxherët e Dyqaneve për përditësimin e markave dhe nevojave të dyqanit gjatë procesit të vendimmarrjes. • Të përgatisë dhe analizojë raporte për të përcaktuar përqindjen e shitjeve dhe për të marrë vendimet e duhura për llojin e kategorisë. • Të jetë përgjegjës për të gjithë dokumentacionin dhe të dhënat që i përkasin kategorisë që mbulon. • Duhet të bashkëpunojë me departamente të tjera si Marketingu, Financa, Burimet Njerëzore, Logjistika, Shitjet, IT dhe Zgjerimi për zgjidhjen e problematikave të ndryshme. • Të njohë dhe përdorë shumë mirë sistemin operativ, etj. Kualifikimet **Arsimi:** Të zotërojë diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi dhe/ose Marketing. **Eksperienca e Punës:** Të ketë eksperiencë të ngjashme pune në shitje me pakicë (retail). Shënime Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: **rekrutime@ktc.al**  ose ne numrin e telefonit  **069 76 86 732.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/product-manager-at-kalaja-talent-consulting-4361031940
Niveli: senior

Publikuar 05/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme