Kthehu te lista
Punë

Production Technologist

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
Job description Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje **Teknolog** . **Detyrat:** Zhvillon, ndjek dhe optimizon proceset teknologjike të prodhimit në përputhje me specifikimet teknike. Monitoron parametrat teknikë dhe kimikë të proceseve, duke siguruar cilësinë dhe stabilitetin e produktit final. Analizon performancën e linjave të prodhimit dhe propozon përmirësime për rritjen e efikasitetit. Bashkëpunon me departamentin e prodhimit dhe mirëmbajtjes për zgjidhjen e problematikave teknike. Harton dhe përditëson dokumentacionin teknik, udhëzimet e punës dhe raportet e kontrollit të cilësisë. Siguron zbatimin e standardeve të cilësisë, sigurisë dhe procedurave teknologjike. **Kualifikimet:** Diplomë universitare në Inxhinieri Kimike, Inxhinieri Materialesh, Inxhinieri Industriale ose degë të ngjashme. Përvojë e mëparshme si Teknolog në industri prodhimi (preferohet në materiale ndërtimi). Njohuri të mira mbi proceset industriale, kontrollin e cilësisë dhe standardet përkatëse. Aftësi në përdorimin e programeve teknike dhe paketës MS Office për raportim dhe analizë. Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të cilësisë (ISO ose standarde të ngjashme) përbëjnë avantazh. **Aftësitë kryesore:** Mendim analitik dhe aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur problematika teknologjike. Aftësi për të analizuar të dhëna teknike dhe për të nxjerrë përfundime praktike. Organizim i mirë i punës dhe menaxhim i prioriteteve në ambient prodhimi. Vëmendje ndaj detajeve dhe përkushtim ndaj cilësisë. **Shenime :** Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: vojsava.rushitaj@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0694065221. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/production-technologist-at-kalaja-talent-consulting-4375505852
Niveli: mid level

Publikuar 26/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme