Kthehu te lista
Punë

Programues me eksperiencë (Java Full-Stack)

Intermedia.al Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Im Tech Group po zgjeron ekipin, kërkojmë programues me eksperiencë Im Tech Group është një kompani zhvillimi software dhe marketingu digjital, e specializuar në ndërtimin e platformave teknologjike për industrinë e turizmit. Aktualisht po kërkojmë programues me eksperiencë për t’u bashkuar me ekipin tonë dhe për të kontribuar në zhvillimin e platformave tona kryesore si Allbookers.com dhe BookersDesk.com. Përgjegjësitë kryesore: - Zhvillimi dhe mirëmbajtja e aplikacioneve web me Java & Spring Boot - Implementimi i logjikës backend dhe integrimi me RESTful APIs - Zhvillimi i ndërfaqeve moderne frontend duke përdorur HTML, CSS, JavaScript - Punë me framework-e moderne frontend si Angular dhe/ose React - Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e dizajnit, QA dhe Project Manager - Optimizimi i performancës, sigurisë dhe stabilitetit të aplikacioneve - Mirëmbajtja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kodit ekzistues Kërkesat: - Eksperiencë e provuar në Java Spring Boot - Njohuri të avancuara në HTML, CSS, JavaScript - Eksperiencë praktike me Angular dhe/ose React - Njohuri mbi REST APIs dhe arkitekturën MVC - Eksperiencë me databaza relacionale (MySQL) - Njohuri mbi Git / version control - Aftësi analitike, përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve Çfarë ofrojmë: - Projekte reale dhe afatgjata me përdorim ndërkombëtar - Ambient pune profesional dhe bashkëpunues - Mundësi zhvillimi profesional dhe teknologjik - Pagesë konkurruese sipas eksperiencës - Pozicion Full-Time, office-based 📍 Vendndodhja: Tiranë 📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në ose të na kontaktojnë për më shumë informacion. 👉 Apliko dhe bëhu pjesë e ekipit tonë teknologjik! Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/programues-me-eksperienc%C3%AB-java-full-stack-at-intermedia-al-4356574829
Niveli: mid level

Publikuar 29/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme