Kthehu te lista
Punë

Project Coordinator

Albgroup Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Përmbledhje e Pozicionit:** Koordinatori/ja i/e Projektit është përgjegjës/e për planifikimin, organizimin dhe mbikqyrjen e projekteve Europiane, për të siguruar që ato të përfundohen me sukses dhe brenda afateve të përcaktuara. Ai/ajo punon ngushtë me ekipet e ndryshme, me menaxhmentin dhe palë të tjera të përfshira, si dhe menaxhon të gjtha burimet, për të garantuar permbushjen në kohë dhe me efikasitet të objektivave të projektit . **Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:** - Planifikimi dhe koordinimi i të gjitha fazave dhe aktiviteteve, sipas objektivave të projektit; - Zhvillimi dhe ndjekja e afateve kohore, për të siguruar përfundimin e projektit brenda afateve dhe buxhetit të përcaktuar; - Koordinimi i burimeve, shpërndarja e detyrave sipas nevojave të projektit dhe optimizimi i proçeseve të punës; - Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me ekipin dhe palët e interesuara; - Monitorimi dhe raportimi i statusit të projektit, përfshirë identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të mundshme; - Sigurimi që projektetet të jenë në përputhje me standardet dhe politikat e kompanisë. **Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:** - Diplomë universitare në Menaxhim, Administrim Biznesi, ose fusha të ngjashme; - Përvojë e mëparshme në menaxhimin ose koordinimin e projekteve Europiane; - Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese; - Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion dhe në një mjedis dinamik dhe në ndryshim; - Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi me ekipe të ndryshme; - Njohuri të mira financiare dhe buxhetore janë një avantazh - Përdorimi i avancuar i mjeteve të zyrës dhe aplikacioneve të menaxhimit të projekteve. Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme: Email: hr@albgroup.al Tel: +355 67 401 0031 *\*Te gjitha te dhenat e aplikanteve do të trajtohen me konfidencialitet te plote, sipas ligjit Nr. 9887 per "Mbrojtjen e te Dhenave Personale"* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/project-coordinator-at-albgroup-4343927454
Niveli: mid level

Publikuar 17/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme