Kthehu te lista
Punë

Project Manager

VAS GROUP Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D. Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio. Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë. **Pozicioni vakant- Menaxher Projekti ( Platformë online për rezervime)** ***Qëllimi i Pozicionit*** Menaxheri i Projektit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të operacioneve të platformës së rezervimeve online, koordinimin e stafit, mbajtja e kontaktit dhe marrëdhënieve me furnitorët, si dhe sigurimin e një procesi efikas dhe të saktë nga kërkesa për rezervim deri në përfundimin financiar dhe dokumentar të saj. ***Përmbledhje e detyrave kryesore:*** ·        Menaxhimi dhe ndjekja e kërkesave për rezervime në platformë. ·        Menaxhimi i ndarjes së punës, koordinimi i stafit dhe monitorimi i progresit të punës. ·        Komunikimi dhe bashkëpunimi me furnitorët dhe partnerët. ·        Organizimi i takimeve dhe ndjekja e performancës (PNL) me furnitorët. ·        Zgjidhja e problematikave operative me palët e treta. ·        Kryerja e rakordimeve financiare me klientë ( agjensitë) dhe furnitorë. ·        Menaxhimi i dokumentacionit të rezervimeve. ·        Ndjekja dhe administrimi i të gjitha proceseve të lidhura me përdorimin e platformës nga agjensitë. ·        Ofrimi i trajnimeve dhe supportit për përdoruesit e platformës. **Kërkesat kryesore të pozicionit** ·        Diplomë në Menaxhim, Ekonomi, Turizëm ose fusha të ngjashme ·        Eksperiencë +3 vjecare në menaxhim projektesh ose operacione (eksperienca në turizëm përbën avantazh). ·        Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe komunikimi ·        Njohuri të mira financiare (rakordime, komisione, PNL) ·        Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh). ·        Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një industri dhe mjedis dinamik.   Të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letër motivimi në adresën: hr@vasgroup.net Na vizitoni në kanalet tona online: - Web: vasgroup.net. - Facebook: vasgroup; - Instagram: vas. group1; - Youtube: @PremiumChannel Albania. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/project-manager-at-vas-group-4385460903
Niveli: senior

Publikuar 19/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme