Kthehu te lista
Punë

Promotore & Merchandiser

EUROLAB Internacional Career Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
***Përshkrimi*** **EUROLAB INTERNACIONAL GRUP sh.p.k** , një nga kompanitë lider në import dhe distribucion në Shqipëri, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, kërkon **Promotore & Merchandiser (F)** energjike dhe profesionale për të përfaqësuar markat e kompanisë në terren. Kandidatët e suksesshëm do të sigurojnë ekspozim optimal të produkteve, promovim të tyre dhe komunikim pozitiv me klientët, duke mbështetur objektivat e marketingut dhe shitjeve. ***Detyrat*** - Promovon dhe prezanton produktet tek klientët, duke komunikuar veçoritë dhe përfitimet e tyre. - Siguron ekspozimin e duhur të produkteve sipas standardeve të brandeve. - Vendos dhe mirëmban materialet promocionale dhe elementet e brandimit. - Monitoron stokun dhe raporton mbi ecurinë e aktiviteteve dhe reagimet e konsumatorëve. - Bashkëpunon me ekipet e marketingut dhe shitjeve për fushata dhe evente. - Përfaqëson me profesionalizëm imazhin dhe vlerat e kompanisë. ***Kualifikimet*** - CV me foto e bashkëngjitur - Arsim i mesëm ose i lartë (Marketing, Ekonomi, Menaxhim ose të ngjashme). - Eksperiencë e mëparshme në FMCG / Merchandising / Promovim. - Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi. - Fleksibilitet dhe gatishmëri për punë në terren. - Të zotërojë patentë të kategorisë B ***Shënime*** Për të aplikuar në këtë pozicion pune, Dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën:  *hr@eurolabinternacional.com*  me subjekt:  *Aplikim – Promotore & Merchandiser* ose mund te kontaktoni: Nr. tel: *0688547695* **Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e përfaqësimit të markave më të njohura në treg!** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/promotore-merchandiser-at-eurolab-internacional-career-4375956320
Niveli: mid level

Publikuar 27/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme