Kthehu te lista
Punë

Purchase Specialist

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
Titulli i Pozicionit: Specialiste Blerjesh (Retail) Departamenti: Prokurime & Furnizime Qëllimi i Pozicionit Specialistja e Blerjeve mbështet procesin e furnizimit duke siguruar porositë e sakta, komunikim efektiv me furnitorët dhe kontroll të vazhdueshëm të stokut. Ajo kontribuon në sigurimin e produkteve me cilësi dhe çmim optimal dhe në funksionimin e rregullt të operacioneve ditore. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore - Kryen porositë ditore/mujore sipas nevojave të magazinave dhe shitjeve. - Ndjek nivelin e stokut dhe raportin për produktet kritike. - Komunikon me furnitorët për çmime, afate dhe disponueshmëri produktesh. - Negocion elementë bazë të marrëveshjeve (çmim, afat dorëzimi, sasi). - Regjistron dhe përditëson porositë në ERP dhe ndjek procesin deri në dorëzim. - Koordinon me magazinën për mospërputhje, vonesa ose dëmtime të produkteve. - Krahason oferta dhe përgatit analiza të thjeshta të kostove. - Përditëson të dhënat e furnitorëve dhe dokumentacionin e blerjeve. - Siguron respektimin e procedurave të brendshme të prokurimit. Kualifikimet dhe Kërkesat - Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme. - 1–3 vite eksperiencë në blerje, prokurime ose furnizime (preferohet retail). - Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi. - Njohuri të mira të procesit të stokut dhe logjistikës. - Përdorim shumë i mirë i Excel dhe sistemeve ERP. - Aftësi organizimi, kujdes ndaj detajeve dhe punë nën afate. - Integritet dhe përgjegjësi në procesin e blerjeve. Kushtet e Punës - Orar i plotë pune: E Hënë – E Premte, 09:00 – 17:00 - Transport i përfshirë - Mjedis profesional dhe bashkëpunues Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/purchase-specialist-at-kalaja-talent-consulting-4349544681
Niveli: senior

Publikuar 11/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme