Kthehu te lista
Punë

Purchasing clerk

Hitweb.it Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**EZ-CRETE** , lider në industrinë e prodhimit të betonit *precast* në SHBA, kërkon të punësojë një **Purchasing Clerk** të motivuar dhe të përqendruar në detaje për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë. Ky pozicion luan një rol kyç në mbështetjen e operacioneve të prodhimit, duke siguruar prokurim efikas të materialeve, disponueshmëri në kohë dhe bashkëpunim të ngushtë me ekipet e brendshme. Përgjegjësi Kryesore: - Përpunimi dhe lëshimi i porosive të blerjes në mënyrë të saktë dhe në kohë - Komunikimi i vazhdueshëm me furnitorët për konfirmime, afate dorëzimi dhe zgjidhje mospërputhjesh - Mirëmbajtja dhe përditësimi i të dhënave të blerjes dhe informacionit të furnitorëve - Bashkëpunimi me departamentin e prodhimit dhe inventarit për parashikimin e nevojave - Monitorimi i niveleve të inventarit dhe respektimi i parimeve *minimum–maksimum* dhe *Just in Time (JIT)* - Verifikimi i faturave në bashkëpunim me departamentin e financës - Monitorimi i performancës së furnitorëve dhe respektimi i politikave të kompanisë - Mbështetje në analizën e kostove të blerjes dhe proceset e negocimit me furnitorët Kualifikime të Kërkuara: - Përvojë e mëparshme në prokurim/purchasing, preferohet në mjedis prodhimi - Njohuri bazë të procedurave të blerjes dhe menaxhimit të inventarit - Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel - Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve - Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën angleze (minimum B2, preferohet C1) - Disponibilitet 14:00-22:30 Avantazh: - Diplomë ose certifikim në supply chain, logjistikë ose prokurim - Përvojë me sisteme ERP (SAP, Oracle ose sisteme të ngjashme) - Njohuri mbi *Just in Time (JIT)* dhe menaxhimin e niveleve të inventarit - Përvojë në analizë kostosh dhe negocim me furnitorët - Aftësi të mira analitike dhe komunikimi profesional Çfarë Ne Ofrojmë: - Kontratë pune të rregullt, sipas legjislacionit shqiptar - Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar - Fundjavë pushim (e shtunë & e diel) - Drekë falas në restorantet tona partnere - Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës - Ambient pune profesional dhe mundësi zhvillimi afatgjatë Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/purchasing-clerk-at-hitweb-it-4352622846
Niveli: mid level

Publikuar 12/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme