Kthehu te lista
Punë

Purchasing clerk - USA schedule

Hitweb.it Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
EZ-CRETE, lider në industrinë e prodhimit të betonit precast në SHBA, kërkon një **Purchasing Clerk** të motivuar dhe të përqendruar në detaje për t’iu bashkuar ekipit në Tiranë. Ky rol është kyç për mbështetjen e operacioneve të prodhimit, duke siguruar prokurim efikas të materialeve, disponueshmëri në kohë dhe bashkëpunim të ngushtë me departamentet e brendshme. **Kualifikime Kryesore:** - Përvojë e provuar në prokurim/purchasing, preferohet në mjedis prodhimi - Njohuri bazë të procedurave të blerjes dhe menaxhimit të inventarit - Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel - Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve - Aftësi komunikative ne anglisht ( B2-C1) **Avantazh:** - Diplomë ose certifikim në supply chain/prokurim - Përvojë me sisteme ERP (SAP, Oracle ose të ngjashme) - Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe analize të të dhënave **Përgjegjësi Kryesore:** - Përpunimi dhe lëshimi i porosive të blerjes në kohë dhe me saktësi - Komunikimi me furnitorët për konfirmime, afate dhe zgjidhje mospërputhjesh - Mirëmbajtja e të dhënave të blerjes dhe informacionit të furnitorëve - Bashkëpunimi me prodhimin dhe inventarin për parashikimin e nevojave - Verifikimi i faturave në bashkëpunim me financën - Monitorimi i performancës së furnitorëve dhe respektimi i politikave të kompanisë **Çfarë ju ofrojmë:** - **Kontratë pune e rregullt** , sipas legjislacionit shqiptar. - **Pagesë konkurruese**  dhe trajnim profesional të paguar. - **Fundjavë pushim**  (e shtunë dhe e diel). - **Drekë falas**  në restorantet tona partnere. - Të gjitha  **festat zyrtare të paguara** , sipas Kodit të Punës. Ky rol kërkon profesionalizëm, saktësi dhe aftësi bashkëpunimi për të garantuar efikasitet dhe vazhdimësi në zinxhirin e furnizimit. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/purchasing-clerk-usa-schedule-at-hitweb-it-4345935455
Niveli: mid level

Publikuar 23/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme