Kthehu te lista
Punë

Python Developer Trainer

SOLVERIX Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Kërkojmë Trajnues në Full Stack Python, Kurse Online – Full Remote**  Po kërkojmë trajnues profesionistë për të mbuluar rolin Full Stack Python Trainer. Kursi zhvillohet online, live dhe me përmbajtje të regjistruar, me fokus në ofrimin e njohurive praktike dhe përvojës reale për studentët tanë. **Detyrat kryesore:** - Dhënia e mësimit në mënyrë interaktive përmes sesioneve live. - Përgatitja e materialeve dhe regjistrimi i videove informative/intro për kurset. - Përmirësimi dhe përditësimi i curriculumeve sipas trendeve më të fundit të programimit dhe zhvillimit web. **Kushtet:** - Aftësi të mira komunikimi dhe mësimdhënie. - Gatishmëri për të përmirësuar dhe përditësuar curriculumin mësimor. - Gatishmëri për të regjistruar video informative dhe intro të kurseve. - Njohja e gjuhës angleze është avantazh. - Eksperienca e mëparshme në mësimdhënie është avantazh. **Kërkesat profesionale sipas rolit:** - Python Programming (bazat dhe avancuar). - Django / Flask Framework. - HTML, CSS, JavaScript (Frontend). - React ose një framework tjetër modern për Frontend është plus. - SQL & NoSQL Databases (MySQL, PostgreSQL, MongoDB). - REST APIs & integrime. - Bazat e DevOps: Git/GitHub, Docker, CI/CD. - Njohuri mbi praktikat e sigurta të zhvillimit. 📩 **Apliko tani në: info@thesolverix** Duke specifikuar qartë rolin Full Stack Python Trainer dhe bëhu pjesë e ekipit tonë! Puna remote: Po Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/python-developer-trainer-at-solverix-4364724154
Niveli: mid level

Publikuar 15/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme