Kthehu te lista
Punë

Quality Assurance Specialist (Junior)

Lea Business Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Lea Business Consulting,** në emër të klientit Bene Assicurazioni Tirana Branch kërkon të punësojë: **Quality Assurance Specialist (Junior)** **Përshkrimi i rolit** ​ Kandidati do të ketë për detyrë të verifikojë aplikacionet software për të siguruar që ndryshimet e realizuara nga ekipi i zhvillimit përputhen me specifikimet e përcaktuara dhe të komunikuara. Gjithashtu, kandidati do të identifikojë gabime funksionale dhe do të verifikojë ato të raportuara nga përdoruesit e aplikacioneve. Roli kërkon aftësi analitike, organizim dhe vëmendje ndaj detajeve, pasi kandidati duhet të jetë në gjendje të lexojë dhe kuptojë analizat funksionale dhe kërkesat e përcaktuara për ekipin e zhvillimit, me qëllim testimin korrekt të zbatimit të tyre. **Përgjegjësitë kryesore:** ​ - Verifikimi i funksionalitetit të aplikacioneve software - Identifikimi i gabimeve në funksionimin e aplikacioneve software - Raportimi i ndryshimeve/gabimeve dhe bashkëpunimi me ekipet përkatëse - Zbatimi i standardeve të cilësisë dhe dokumentimi i proceseve **Kërkesat:** ​ - **Gjuhë italiane – nivel B2** - **Gjuhë angleze – nivel B1–B2** - Njohuri bazë në  **IT**  (sisteme operative, logjikë teknike) - Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve - Organizim dhe menaxhim i mirë i informacionit - Aftësi shumë të mira komunikimi - Njohuri mbi procedurat e sektorit të sigurimeve –  **e vlerësuar** - Njohuri në  **Excel, SQL dhe analiza të të dhënave**  –  **e vlerësuar** - Njohuri të gjuhës  **SQL**  –  **e vlerësuar** **Çfarë ofrojmë:** ​ - Trajnim i strukturuar për rolin e Quality Assurance, me mundësi zhvillimi edhe jashtë vendit - Mundësi zhvillimi profesional brenda kompanisë - Ambient pune modern dhe bashkëpunues - **Paga: Paga bazë + bonus variabël në bazë të performancës** - Punë  **në zyrë (in-person)** - Orari:  **09:00 – 18:00**  (1 orë pushim), nga e hëna në të premte Nëse je gati të ndërtosh karrierën tënde dhe të fitosh njohuri dërgo CV-në në:  hr@leaconsulting.al **\*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër,do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr.124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/quality-assurance-specialist-junior-at-lea-business-consulting-4353795814
Niveli: senior

Publikuar 19/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme