Kthehu te lista
Punë

Quality Engineer

Tronix.al Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Qëllimi i Pozicionit Inxhinieri/ja i/e Kontrollit të Cilësisë do të jetë përgjegjës/e për garantimin e standardeve më të larta të cilësisë dhe besueshmërisë së produkteve të prodhuara. Ky rol përfshin zhvillimin dhe zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë si dhe kryerjen e inspektimeve dhe auditimeve të rregullta. Gjithashtu, do të mbikëqyrë procesin e miratimit të pjesës së prodhimit (PPAP) duke siguruar përmbushjen e kërkesave të klientëve, standardeve të industrisë dhe të sistemit të menaxhimit të cilësisë ISO 9001. Detyrat dhe Përgjegjësitë - Zhvillon dhe zbaton procedurat e kontrollit të cilësise për të siguruar përputhjen me standardet e industrisë, specifikat e klientit dhe kërkesat ligjore; - Kryen inspektime dhe auditime gjatë gjithë procesit të prodhimit, duke përfshirë materialet hyrës, gjysmë produktet që janë në proces si dhe produktet e përfunduara; - Monitoron dhe raporton treguesit e cilësisë, përfshirë PPM të brendshme (Internal PPM) dhe PPM të jashtme (Customer/External PPM), duke analizuar trendet dhe duke propozuar masa për ulje të defekteve; - Menaxhon ankesat e klientit dhe jo-konformitetet: hap dhe ndjek raportet 8D, koordinon analizën e problematikës dhe siguron mbylljen efektive të tyre. - Kryen analizen e shkaqeve rrënjësore (Root Cause Analysis) me mjete si 5 Why, Ishikawa, Pareto, dhe definon/ndjek veprimet korrigjuese dhe parandaluese (CAPA) për të eliminuar përsëritjen e gabimeve; - Organizojnë dhe mbikëqyr zbatimin e përmirësimeve të vazhdueshme (Continuous Improvement) në kompani, duke bashkëpunuar me Prodhimin, Inxhinierinë; - Ndjek performancën e procesit përmes metodave statistikore (p.sh. analiza trendesh, SPC kur aplikohet) dhe identifikon mundësi për optimizim të cilësisë dhe stabilitetit të procesit; - Bashkëpunon me ekipet e prodhimit, inxhinierisë dhe zinxhirin e furnizimit për të zgjidhur problematikat e lidhura me cilësinë si edhe të implementojë masa parandaluese; - Menaxhon dhe udhëheq procedurën e PPAP për produktet e reja ose të modifikuara, duke siguruar përgatitjen në kohë të dokumentacionit dhe mostrave të kërkuara nga klientet; - Rishikon dhe analizoni dokumentacionin e PPAP për të siguruar përputhjen me kërkesat e klientit dhe standardet e industrisë; - Merr pjesë në auditimet e klientëve dhe auditimet e brendshme, përgatit evidenca dhe mbështet ekipin gjatë vizitave/auditimeve. - Përgatit raporte periodike të cilësisë (javore/mujore), prezanton problematikat kryesore, progresin e veprimeve dhe rezultatet e përmirësimeve; - Planifikon, organizon dhe realizon auditime të brendshme (Internal Audits) sipas planit vjetor/mujor të auditimeve dhe ndjek mbylljen e gjetjeve në kohë; - Kryen auditime të proceseve dhe auditime të produktit për të verifikuar përputhjen me kërkesat e cilësisë, specifikimet teknike dhe standardet e aplikueshme; - Harton dhe monitoron planin vjetor të trajnimeve në fushën e cilësisë, në bashkëpunim me departamentet përkatëse; - Siguron zhvillimin dhe realizimin e trajnimeve për standardet, procedurat, udhëzimet e punës dhe kërkesat e klientit; - Mban dhe përditëson regjistrat e trajnimeve, evidencat dhe matricën e kompetencave (Skill Matrix). **Kualifikimet dhe Aftësitë** - Diplomë Bachelor në Inxhinieri. Preferohet me diplomë Master; - Eksperiencë e dëshmuar si Inxhinier/e i/e Kontrollit të Cilësisë me një minimum prej 4-5 vitesh përvoje pune; - Eksperiencë në Lean Manufacturing, Kaizen dhe implementim të 5S; - Përvojë në zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë dhe nxitjen e iniciativave të përmirësimit të vazhdueshëm; - Njohja me kërkesat përkatëse rregullatore dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë, të tilla si certifikatat ‘’ISO 9001’’; - Njohuri të shkëlqyera të proceseve të prodhimit, teknologjive dhe praktikave më të mira; - Përvojë e demonstruar në menaxhimin dhe zhvillimin e një ekipi prodhues me performancë të lartë; - Njohuri të mira kompjuterike, duke përfshirë aftësi në ‘’Microsoft Office’’ dhe në sisteme të tjera kompjuterike; - Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruara; - Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze. - Certifikate profesionale ‘’IPC 610’’ është plus. **Çfarë ofrojmë** - Paketë kompensimi konkurruese e përcaktuar mbi bazën e përvojës dhe kompetencave profesionale; - Investim të vazhdueshëm në zhvillimin profesional, përmes trajnimeve të avancuara në standardet IPC dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë si edhe mbështetje për certifikime ndërkombëtare; - Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë brenda kompanisë; - Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues, me fokus në cilësi, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm të proceseve; - Angazhim në projekte ndërkombëtare duke punuar sipas standardeve globale të industrisë së prodhimit elektronik. **Adresa: Rruga “Egnatia”, Kapanoni Nr. 48, ''Tirana Industrial Park''.** *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"* . Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/quality-engineer-at-atronix-4373463868
Niveli: mid level

Publikuar 20/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme