Kthehu te lista
Punë

Recepsionist/e

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
ARKA Hotel, pjesë e ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe Hotelerisë ju fton të aplikoni për pozicionin: **"Receptionist/e"** Përshkrimi i përgjithshëm: Receptionist/i luan një rol kyç në ofrimin e shërbimeve cilësore, në përputhje me standardet e ARKA Hotel. Kandidati/ja ideal/e duhet të jetë dinamik/e, i/e organizuar dhe i/e aftë të ofrojë shërbim profesional dhe mikpritës ndaj klientëve në çdo moment. Detyrat dhe përgjegjësitë: - Mirëpret dhe asiston klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale - Menaxhon procesin e check-in dhe check-out sipas procedurave të hotelit - Informon klientët mbi politikat, procedurat dhe mënyrat e pagesës - Ndjek dhe zbaton veprimtaritë e përditshme operative, duke u përditësuar me çdo ndryshim apo procedurë të re - Koordinon me departamentin e Housekeeping për statusin dhe azhurnimin e dhomave - Bashkëpunon me departamentet përkatëse për mirëmbajtje dhe zgjidhjen e kërkesave të klientëve - Ofron informacion mbi qytetin, zonën përreth dhe atraksionet turistike - Raporton çdo situatë apo kërkesë të pazakontë tek menaxhmenti - Tregon fleksibilitet në orar dhe detyra, sipas nevojave të hotelit Kualifikimet dhe aftësitë: - Diplomë Universitare në Hoteleri-Turizëm ose Gjuhë të Huaja (përbën avantazh) - Minimumi 1 vit përvojë pune në pozicion të ngjashëm - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm) - Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese - Njohuri të paketës Microsoft Office - Korrektësi, përgjegjshmëri dhe etikë e lartë profesionale Çfarë ofrohet: - Ambient pune profesional dhe dinamik - Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë - Trajnime të vazhdueshme sipas standardeve të hotelit - Pagë konkurruese - Kontratë të rregullt pune - Mbështetje dhe bashkëpunim në kuadër të një ekipi të strukturuar dhe mikpritës **Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".** **Departamenti i Burimeve Njerëzore** **Agikons. Sh. P. K** **Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/recepsionist-e-at-agikons-4374247402
Niveli: mid level

Publikuar 23/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme